LAJMI I FUNDIT:

“Më vjen keq” – Salah i kërkoi falje portierit të Watfordit për katër golat që ia shënoi

“Më vjen keq” – Salah i kërkoi falje portierit të Watfordit për katër golat që ia shënoi
(Foto: Getty Images)

Mohamed Salah ka treguar edhe anën e butë të personalitetit të tij duke i kërkuar falje portierit të Watfordit, Orestis Karnezis, për katër golat që ia shënoi në ndeshjen e të shtunës në Anfield.

Liverpooli fitoi me rezultat 5-0 para tifozëve të vet, ndërsa egjiptiani ishte ylli i ndeshjes – duke shënuar katër gola dhe e dhuroi asistimin për golin e Roberto Firminon.

(Foto: Getty Images)

Në këtë mënyrë, ai e ka rritur diferencën me Harry Kane si golashënuesi më i mirë në Ligën Premier (me 28 gola të shënuar deri më tani në kampionatin anglez).


Të gjitha lajmet për MOHAMED SALAH
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për MOHAMED SALAH

Megjithatë, 25-vjeçari nuk harroi ta ngushëllonte portierin kundërshtar, të cilit madje i kërkoi falje që ia shënoi të gjithë ata gola.

(Foto: Getty Images)

“Më vjen keq”, ishin fjalët e Salah derisa e përshëndeste Karnezisin, të cilit i ka shënuar gola edhe gjatë kohës sa ishte lojtar i Romës (ndërsa greku luante te Udinese).

Salah ka shënuar 36 gola në të gjitha garat këtë sezon duke e thyer rekordin e Fernando Torresit, si lojtari i Liverpoolit që ka shënuar më së shumti gola në sezonin debutues.

(Foto: Getty Images)

Liverpooli është në vend të tretë në tabelë në kërkim të një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Po ashtu, këtë edicion luan në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube, ku për kundërshtar e ka rivalin nga kampionati anglez, Manchester City. /Telegrafi/