Më 18 mars hyri në fuqi marrëveshja për refugjatët mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë, që solli mbylljen e itinerarit të Ballkanit. Shumë vetë kanë ngecur në stacionet e tij. Refugjatët kërkojnë të hyjnë tani në Evropë nga Bosnja dhe Hercegovina.
Salimi u largua para tetë muajsh nga Alepo. Mijëra kilometra rrugë përmes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë, Malit të Zi. Dëshira e tij është të vijë në Gjermani, por tani ai ka ngecur në Bosnje. Një mëngjes bashkë me shokun e tij ata u larguan nga Sarajeva. 40 kilometra në këmbë nëpër malet me borë për të mbërritur në Delijass.
“Ishim në një qendër azili, por ata nuk kishin vend, dhe asgjë për të ngrënë. Drejtori i qendrës kishte thënë se ajo ishte e mbushur”, rrëfen Salimi.
Të dy marrin pastaj rrugën e kthimit pa e ditur, se ku do flenë.
Historia e Salimit nuk është rast i veçuar. Në muajt e fundit numri i migrantëve në Bosnje dhe Hercegovinë është rritur ndjeshëm. Nëse më parë refugjatët kërkonin përmes Maqedonisë dhe Serbisë të arrinin Evropën Perëndimore, tani shumë prej tyre përdorin pjesën perëndimore të itinerarit të Ballkanit. Por edhe këtu rruga për në Kroaci është e bllokuar. Shumë prej tyre mbesin pastaj në Bosnje dhe Hercegovinë.
Dragan Mektiq, ministri për Sigurinë në Bosnje-Hercegovinë thekson se ‘situata nuk është alarmuese’ dhe se ‘autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës e kanë procesin gjithmonë nën kontroll’. Megjithatë ka shumë vështirësi në furnizimin e refugjatëve dhe probleme në sigurimin e kufijve. Strukturat e sigurisë kanë nevojë për më shumë personel dhe më shumë mjete financiare.
“Vetëm në policinë kufitare çdo i pesti vend pune është bosh. Kemi nevojë për 500 njerëz më shumë për të mbrojtur kufirin”, thotë Mektiq.
Një plan aksioni, i miratuar në fillim të krizës nuk është zbatuar ende.
Sipas të dhënave të policisë kufitare nga 1 janari deri në 11 mars janë ndaluar 639 persona ‘në përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin apo menjëherë pas kësaj’. Një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Shumica e migrantëve janë sirianë, të ndjekur nga pakistanezët, libianët dhe afganët.
Duke përmendur se policia kufitare e Bosnje dhe Hercegovniës është përgjegjëse për mbrojtjen e 1,000 kilometrave të kufirit të jashtëm me BE, ministri Mektiq kërkon që vendet e Ballkanit t‘i zgjidhin bashkë problemet. Ai kritikon faktin, se jo të gjithë e respektojnë marrëveshjen e ripranimit, por ‘i dërgojnë migrantët thjesht tek fqinjët’. Mektiq synon një aktivizim më të madh të policisë kufitare të BE-së (Frontex) në kufijtë e Bosnje dhe Hercegovinës. Një problem i njohur edhe për Komisarin e Lartë të OKB-së për refugjatët, UNHCR.
“Kjo është sigurisht një sfidë shumë e madhe për institucionet shtetërore të Bosnje dhe Hercegovinës”, thotë për Deutsche Wellen, Neven Crvenkoviq, zëdhënës i UNHCR-së për Evropën Juglindore.
Nixhara Ahmetaseviq, gazetare dhe aktiviste në Sarajevë ka punuar disa vite me organizatën Are you Syrious.
“Pa dyshim që Bosnje dhe Hercegovina është bërë ndërkohë një pjesë e itinerarit të Ballkanit, por në masë më të vogël se Serbia. Nga nëntori i kaluar kanë ardhur më shumë vetë në Bosnje dhe Hercegovinë. Shumica vendosën për rrugën nga Bosnja dhe Hercegovina, sepse policia kroate e kufirit vepron brutalisht kundër migrantëve që duan të hyjnë në BE”, thotë Ahmetaseviq për Deutsche Welle.
Një ngjarje tragjike ishte vdekja e 6-vjeçares, Madine Hussinay, që u shtyp nga treni, pas familja e saj u detyrua nga policia kroate të kthehet në Serbi.
“Kjo përhapet. Njerëzit e dinë, se nuk mund të kalosh dot më përmes Serbisë dhe Kroacisë dhe itinerari është zhvendosur në Bosnje-Hercegovinë”, thotë Hussinay.
Në Bosnje autoritetet presin që fluksi i migrantëve në këtë vend të rritet me përmirësimin e motit. Ministri Dragan Mektiq është i bindur, se shumica nuk duan të qëndrojnë, por të vazhdojnë për në Evropën Perëndimore. Kjo është arsyeja që edhe Salimi dhe miku i tij përpiqen të mbijetojnë ditët e ftohta. Sapo të ngrohet koha ata kanë një qëllim – të vazhdojnë drejt veriut të Evropës. Ëndrra e Salimit: Të vijë në Gjermani, ku jeton një kushëri i tij dhe të fillojë të punojë si mekatronik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje