LAJMI I FUNDIT:

Nisin votimet në Rusi, Putin pritet të fitojë mandatin e katërt

Nisin votimet në Rusi, Putin pritet të fitojë mandatin e katërt

Qytetarët me të drejtë vote në Rusi janë duke votuar në zgjedhjet presidenciale, ku pritet që presidenti aktual, Vladimir Putin të fitojë mandatin e katërt. Pyetja e vërtetë është nëse pjesëmarrja në votime do të jetë e lartë, në mënyrë që Putin të fitojë bindshëm.

Zgjedhjet në Rusi përkojnë me katërvjetorin e aneksimit të paligjshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska.

Presidenti në detyrë, Putin 65-vjeç, teksa ka votuar në Moskë ka thënë se çdo pjesëmarrje e votueshme që do t’i lejojë presidentit të përmbushë detyrat e tij është një “sukses”.


Raportohet se pjesëmarrëja e votuesve në Lindjen e Largët të Rusisë tashmë është më e lartë se sa ka qenë në zgjedhjet e vitit 2012.

Grupi i pavarur për monitorimin e zgjedhjeve Golos, ka raportuar për parregullsi gjatë votimeve, përfshirë edhe vendosjen e kutive të votimit larg kamerave të vëzhgimit dhe ndryshimet në minutën e fundit në regjistrin e votuesve, që besohet se bëhet për të rritur pjesëmarrjen në zgjedhje.

Në zgjedhjet presidenciale marrinë pjesë tetë kandidatë, por shtatë kandidatët e tjerë, sipas sondazheve, qëndrojnë shumë larg Putinit. Sipas sondazheve, kandidati i Partisë Komuniste Pavel Grudinin ka 7 për qind të votave, ndërkaq gazetarja Ksenia Sochak 2 për qind.

Kandidatët e tjerë përfshijnë Vladimir Zhirinovsky, Sergei Baburin, Maksim Suraikin, Boris Titov dhe Girogy Yavlinsky.

Sipas Qendrës për Studime të Opinionit Publik, organizatë e afërt me Kremlinin, Putini sipas sondazheve, do të fitojë 69 për qind të mbështetjes së rusëve.

Sipas një sondazhi të bërë nga Gallup më 2017, 80 për qind e rusëve miratojnë udhëheqjen e Putinit, ndërkaq 40 për qind u besojnë zgjedhjeve në Rusi.

Rivali i vetëm i madh i Putinit është lideri opozitar dhe aktivisti kundër korrupsionit Aleksei Navalny, i cili nuk është lejuar të marrë pjesë në zgjedhje, pasi më parë ishte dënuar për keqpërdorim, akuzë kjo që gjerësisht shihet si e motivuar politikisht.

Navalny u ka bërë thirrje rusëve që të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale.

Për zgjedhjet presidenciale, Policia në Moskë ka njoftuar se ka angazhuar 17 mijë oficierë, trupa të Gardës Kombëtare dhe personel tjetër të sigurisë.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare

Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare

Botë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
ISW: Putini është i shqetësuar për problemet e mëdha që do të godasin Rusinë vitin e ardhshëm

ISW: Putini është i shqetësuar për problemet e mëdha që do të godasin Rusinë vitin e ardhshëm

Botë
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Trump takohet me presidentin e Argjentinës, takimi i parë me një lider të huaj që nga fitorja e tij në zgjedhje

Trump takohet me presidentin e Argjentinës, takimi i parë me një lider të huaj që nga fitorja e tij në zgjedhje

Botë
Kalo në kategori