Ndryshe nga pozitat tjera që janë pjesë e memorandumit të nënshkruar mes kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe ambasadorit britanik, Ruari O’Connel, në të cilat ambasada parashihet të marrë pjesë në procesin e rekrutimit të kandidatëve, për Komisionin për Jurisprudencë ka procedurë ndryshe.
Ky komision propozohet nga Ministri i Drejtësisë, pa procedurë të rekrutimit. Ani pse ky është proces i ndryshëm, bazuar në memorandum, institucionet do të duhej të njoftonin Ambasadën britanike, e që nuk është bërë.
Komisioni për Provimin e Jurisprudencës është njëra ndër pozitat e dakorduara mes Ambasadës dhe Kuvendit me memorandumin e bashkëpunimit.
Ambasada britanike i ka thënë Gazetës JNK se propozimi është bërë pa dijeninë e tyre.
“Përzgjedhja e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës ka qenë në listë, por ne nuk kemi qenë të angazhuar në përzgjedhje. Procesi ka vazhduar pa angazhimin e partnerit implementues”, thuhet në përgjigjen e tyre.
E ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri thotë se propozimi i emrave është komentencë e tij dhe për këtë nuk zhvillohet procedurë e rekrutimit.
“Memorandumi të cilit i referoheni dhe i cili ndërlidhet me sigurimin e proceseve transparente dhe meritore të rekrutimit të pozitave të nivelit të lartë drejtues në kuptim të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, zbatohet apo mund të zbatohet për pozita përkatëse në shërbimin civil ku zhvillohet procedura e rekrutimit (konkursi, aplikimi, testi me shkrim dhe me gojë, përzgjedhja dhe propozimi për emërim) por jo edhe në rastet kur emërimet janë përgjegjësi ligjore e Ministrit të Drejtësisë (si në rastin konkret) dhe aq më tepër që anëtarët në këtë komision nuk kërkohet të jenë shërbyes civil, e aq më tepër që nuk zhvillohen procedurat e lartshënuara të rekrutimit”, tha Tahiri.
Gazeta ka pyetur ambasadën se nga kush është përpiluar lista me pozitat në memorandum, në mënyrë që të shpjegohet pse është futur edhe ky komision. Ata na ka thënë se lista është dakorduar nga palët nënshkruese.
“Memorandumi i nënshkruar me Kuvendin përmban një listë të pozitave specifike që do të mbulohen nga ky projekt, pozita këto të dakorduara paraprakisht me Zyrën e Kryetarit të Kuvendit. Ne do të presim që Kuvendi të njoftojë institucionet përkatëse në lidhje me memorandumin.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i ka propozuar Kuvendit pesë, respektivisht dhjetë emrat për komisionin për dhënien e provimit të jurisprudencës. Më 1 shkurt 2018 qeveria, me propozim të Ministrit të Drejtësisë procedoi në Kuvend emrat e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës. 20 ditë pas, Komisioni për Legjislacion i shqyrtoi emrat dhe i procedoi në Kuvend. Janë pesë emrat për anëtarë dhe pesë të tjerë për zëvendës-anëtarë që u votuan nga Kuvendi për formimin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës. Kuvendi ka miratuar këtë komision. Kanë votuar 73 deputetë, nga ta 55 kanë votuar për, 14 kundër dhe 4 kanë abstenuar.
Aleksandër Lumezi -kryetar i komisionit / zv. Besim Kelmendi
Haxhi Gashi – anëtar / zv. Albert Zogaj
Nebojsa Boriqiq – anëtar / zv. Gazmend Nushi
Afërdita Bytyqi – anëtare / zv. Qerim Fazliji
Ener Peci – anëtar / zv. Emine Kaçiku
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj