Avokatët e Donald Trumpit kërkojnë 20 milionë dollarë dëmshpërblim nga Stephanie Clifford – aktorja pornografike, emri i vërtetë i të cilës është Stormy Daniels.
Ylli i filmave për të rritur ka thënë se ka pasur aferë me presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara në vitin 2006 dhe në vitin 2007.
Stormy ka thënë se asaj i ishin paguar 130.000 dollarë që të heshtte dhe të mos fliste kurrë për aferën me Trump.
Po ashtu, është raportuar se ajo ka nënshkruar një marrëveshje për ta bërë këtë gjë, mirëpo e ka shkelur mbi 20 herë marrëveshjen e arritur me përfaqësuesit e miliarderit amerikan.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, i ka hedhur poshtë pohimet se Trump e ka miratuar pagesën për yllin pornografik. Po ashtu, është mohuar afera seksuale e presidentit me Stormyn.
Avokati i Daniels, Michael Avenatti, ka thënë se klientja e tij është kërcënuar se do të paguajë dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh nëse vazhdon ta shkelë marrëveshjen e arritur para shumë vitesh.
“Fakti se presidenti aktual kërkon 20 milionë dollarë ‘dëmshpërblim të rremë’ nga një qytetare e thjeshtë, e cila thjesht po përpiqet t’i tregojë publikut se çfarë ka ndodhur, është diçka e pazakontë… Ne nuk po shkojmë askund dhe nuk do frikësohemi nga këto kërcënime”, ka thënë avokati i aktores.
Sipas tij, edhe gjashtë femra të tjera kanë treguar histori të ngjashme me atë të klientes së tij, ndërsa dy prej tyre janë paguar për të nënshkruar marrëveshje të fshehta për të mos folur.
Nëse gjykata vendos se marrëveshja e nënshkruar nga Stormy Daniels është valide, atëherë ajo duhet të paguajë nga një milionë dollarë për çdo shkelje (20 shkeljet e saja do të thonë dënim prej 20 milionë dollarësh). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre
"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'