LAJMI I FUNDIT:

Zjarri ia dogji pesë lopë në stallë (Video)

Zjarri ia dogji pesë lopë në stallë (Video)

Stallën e bagëtive të Qëndrin Zerishtës, nga Ferizaj, e ka kapluar zjarri, duke ia djegur disa lopë.

Zjarri që i ra në stallë ia mbyti pesë lopë, derisa edhe ato që shpëtuan kanë lëndime. E njërën prej tyre u desh ta therte, meqenëse nuk po arrinte ta shpëtonte.


E edhe këto lopë mund të mos i shpëtojnë nga lëndimet që kanë marrë. Fermeri thotë se nuk e di se si ka ardhur zjarri.

Fermeri nga Ferizaj ka thënë për Klan Kosova, se nuk e din nga i erdhi zjarri dhe se nuk dyshon në askënd, që do të mund ta kishte ndezur me qëllim.

“Krejt çka muj me thanë e kom pa qe e kish marr flaka. Nuk muj me thanë që ma ka bo kërkush, se nuk e kom pa kërkund. S’dyshoj në kërkond që e ka bo”, ka thënë Zerishta.

Kjo familje të ardhurat e vetme i kishte pasur nga këto bagëti, djegje e së cilave, sipas tyre kaq shifrën e 20 mijë eurove.