LAJMI I FUNDIT:

Kolegji “Mehmet Akif” organizoi MACPRO GENIUS 2018 (Foto)

Kolegji “Mehmet Akif” organizoi MACPRO GENIUS 2018 (Foto)

Kolegji “Mehmet Akif”, me përkrahje të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, organizoi MACPRO GENIUS  2018 në nivel të Kosovës.

MACPRO, që për këtë vit është e pesta me radhë,  deri më tani është organizuar vetëm në kuadër të Kolegjeve “Mehmet Akif”, ndërsa këtë vit ka qenë i hapur edhe për shkollat tjera në Kosovë (për klasat VIII – XII).

Nga 267 projekte të paraqitura këtë vit në këtë  garë fillimisht u përzgjodhën 237 projekte, të cilat nxënësit i kanë përgatitur në bashkëpunim me mësimdhënësit.


Të shtunën nga ora 09:00-14:00 është bërë prezantimi i  projekteve në sallën e ekspozitave të Pallatit të Rinisë. Vlerësimi është bërë në dy grupe. Në njërin grup janë vlerësuar Projektet e nxënësve të Kolegjeve “Mehmet Akif” të cilët prezantimet e tyre i kanë bërë në gjuhën angleze , ndërsa në grupin tjetër projektet e nxënësve të shkollave pjesëmarrëse të cilët prezantimin e kanë bërë në gjuhën shqipe. Juria ka qenë e veçantë për secilin grup.

Në orët e pasditës u bë ndarja e shpërblimeve. Dy shpërblimet e para me pika më të larta të MACPRO GENIUS , do ta përfaqësojnë Kosovën  në Olimpiadën Genius në  SHBA.

Gara është zhvilluar në këto  kategori :  art, mbrojtje e ambientit, dizajn industrial, IT, robotikë dhe dronë, film me metrazh të shkurtër  dhe artikull.

Gjatë programit final në fjalën e tij të rastit zëvendësdrejtori i përgjithshëm Dr. Yusuf Karabina tha se “Deri më tani me këto projekte kemi marrë pjesë në gara të ndryshme ndërkombëtare të mbajtura në  vende të ndryshme si në SHBA, Holandë, Indonezi, Keni, Rumani, Kazakistan në të cilat nxënësit tanë Kosovar i kanë sjellë  224 medalje”.

Këtë vit 21 projekte janë shpërblyer me medalje të artë  dhe me çmimin Grand (nga 100 euro).

Dy projektet me pika më të larta që kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes ne Olimpiadën Genius në Amerikë janë: Projekti i quajtur  Stop Racism në kategorinë Environment Short Movie nga nxënësit  Kledi Zherka dhe Hamëz Zymberi si dhe projekti  Planticioni i mandarinës në kategorinë Robotic nga nxënësit Artin Ahmeti dhe Rion Recica.

Organizimi i MACPRO-së ka për qëllim motivimin e talentëve të rinj, dhe përzgjedhjen e projekteve  me të cilat institucionet arsimore “Gulistan” e përfaqësojnë Kosovën  në gara të ndryshme ndërkombëtare. Edhe këtë vit ju urojmë suksese nxënësve që do të marrin pjesë në garat ndërkombëtare me projektet e përzgjedhura nga “MACPRO- 5”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori