LAJMI I FUNDIT:

Jetonte e vetmuar në banesën përplot mbeturina (Foto)

Jetonte e vetmuar në banesën përplot mbeturina (Foto)
A 70-year-old woman who became socially isolated and depressed after losing her father “could have frozen to death within days” had it not been for the perseverance of volunteers. Sandra Burton, who lives in Warren Court, Royston, “slipped off the radar” after her dad’s death a few years ago – but neighbours became aware she was not paying bills or looking after her home. Around three years ago her toilet developed a leak but she was too embarrassed to get it repaired or let anyone visit, because her flat was so untidy. The electrics then fused and for over two years Sandra was without a proper water supply, heating or even a single electric light.

Sandra Burton, që kishte rënë në depresion dhe u tërhoq nga jeta sociale, është shpëtuar nga disa vullnetarë shpirtmirë.

Pensionistja 70-vjeçare, kishte kohë që doli prej rrjedhave të jetës normale, prej se i vdiq babai dhe mund të ‘jetë ngrirë për vdekje’ sikur të ishte lënë ashtu edhe disa ditë, transmeton Telegrafi.


Para tri vitesh, asaj iu dëmtua gypi i ujit të banjës dhe e ndaloi që të mos rrjedhë, por nuk e ftonte mjeshtrin, sepse banesa saj që ndodhet në Hertfordshire të Anglisë, ishte shumë e papastër. Nuk kaloi gjatë dhe iu dëmtua sistemi elektrik dhe ngrohja, ndërsa për të njëjtat arsye nuk e ftonte elektricistin, sepse do të turpërohej nga papastërtia.

Banesa para pastrimit

Njëjtë vepronte edhe me punëtorët social, që vetëm iu përgjigjej në telefon dhe thoshte se ishte në rregull, teksa jetonte pa ujë, pa rrymë apo edhe ndonjë dritë të vetme.

Para një viti, Sandra kishte vizituar një spital të zonës, ku u diagnostikua me pneumoni, por nuk shkoi më të kontrollohej.

Burton në dhomën e pastruar

“Duhej të vinte që t’i bënim kontrollin, por nuk erdhi kurrë. Andaj, vendosa të shkoj unë te ajo”, ka thënë mjekja Diane Walter, e cila i hyri thuajse me forcë në banesë.

Pronarja nuk e kishte lënë brenda askënd për vite, ndërsa jetonte në ‘lumin’ e mbeturinave që arrinin deri në gjysmë metri.

“Të vetmin ngushëllim e kishte duhanin, që e tymoste e ulur në fotelen e vetme që nuk kishte diçka sipër”, ka thënë Walter, e cila e dërgoi në spital dhe nisi një aksion për t’ia pastruar banesën.

Së bashku me vullnetarët që e ndihmuan

Bashkë me plehrat, janë hedhur edhe orenditë dhe rrobat e saj, për t’i zëvendësuar të gjitha me të reja.

Vullnetarët dhanë para dhe punuan fizikisht, për shtrimin e dyshemesë, kuzhinën dhe banjën e re, si dhe sistemin e ngrohjes.

Në kuzhinën e re

Madje, para se ta sillnin në banesë, e dërguan në sallon për t’ia rregulluar flokët dhe thonjtë, ndërsa së shpejti do ta dërgojnë te dentisti për protezën e dhëmbëve. Pensionistja ka qeshur me sytë e mbushur me lot, por ishte emocionuar të fliste për mediat. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Përsëri dështon përpjekja e Teksasit për të mbledhur numrin më të madh të njerëzve me të njëjtin emër

Përsëri dështon përpjekja e Teksasit për të mbledhur numrin më të madh të njerëzve me të njëjtin emër

Interesante
Amerikani shënon rekord të ri botëror duke thyer 110 lapsa në vetëm një minutë

Amerikani shënon rekord të ri botëror duke thyer 110 lapsa në vetëm një minutë

Interesante
Videoja habiti njerëzit, një foshnjë vetëm pak ditëshe hodhi hapat e parë

Videoja habiti njerëzit, një foshnjë vetëm pak ditëshe hodhi hapat e parë

Interesante
Kalo në kategori