LAJMI I FUNDIT:

Po bëhen përgatitje për testin PISA

Po bëhen përgatitje për testin PISA

Komisioni për mbikëqyrjen e testit PISA 2018, i emëruar me vendim të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot ka mbajtur takimin e radhës, ku të përfshirë janë edhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë në fushën e arsimit, të cilët po japin kontributin e tyre maksimal në përgatitjet për testin PISA 2018.

Sipas MAShT-it, në këtë takim pune, i pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i MAShT, Ekrem Kastrati, i cili në një fjalë hyrëse ka falënderuar gjithë akterët që për disa muaj janë duke punuar shumë në përgatitjet rreth testit PISA 2018, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur Komisionin dhe divizionin përkatës brenda MAShT në këto ditë që kanë mbetur deri në mbajtjen e testit PISA.


“Gjatë këtij takimi, të udhëhequr nga kryesuesi i Komisiomit për mbikëqyrjen e testit PISA 2018, Skender Susuri, u diskutua edhe përvoja e Republikës së Shqipërisë për administrimin e këtij testi dhe specifikat tjera.

Në lidhje me këtë, Rezana Vrapi, drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, ka folur në detaje rreth përvojave dhe përgatitjeve që Shqipëria po bën për mbajtjen e testit PISA 2018.

Gjithashtu, në këtë takim është hartuar edhe Plani i Veprimit për administrimin e mbajtjes së testit final PISA 2018. Në testin PISA 2018 do të marrin pjesë 211 shkolla me 5370 nxënës dhe testi do të mbahet nga 11 prilli deri më 5 maj”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori