Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, ka goditur presidentin Hashim Thaçi, duke e quajtur të paautorizuar përfshirjen e tij në dialogun me Serbinë
Ai një ditë më parë ka thënë se takimet e presidentit të vendit nuk janë transparente dhe sipas tij nuk kanë treguar rezultate konkrete.
“Gjatë kësaj periudhe ne kemi parë përfshirje të paautorizuar të presidentit në dialogun me Serbinë. Kemi pa disa takime që nuk janë fare transparente, pa temë të përcaktuar dhe pa asnjë rezultat konkretë në fund të këtyre takimeve”, ka thënë mes tjerash Hoti.
Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike, vlerësojnë presidentin e Republikës së Kosovës si përfaqësues legjitim brenda dhe jashtë vendit, si dhe garantues të funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës.
Mazllum Baraliu, profesor i lëndës E Drejta Kushtetuese, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se do të ishte mirë që presidenti Thaçi të ketë një platformë dhe të informojë Kuvendin e Kosovës për detajet të cilat do të diskutohen në Bruksel.
Sipas tij, presidenti e gëzon kompetencën e përfaqësimit të vendit si brenda ashtu edhe jashtë, me nenin 84, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Bazuar në dispozitat e nenit 84, të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në 30 kompetencat që ka presidenti, njëra prej tyre është pikërisht përfaqësimi i Kosovës nga ana e tij brenda dhe jashtë vendit. Mendoj që është në kuadër të autorizimeve Kushtetuese. Ndërsa, krijohet një situatë tjetër nëse shkohet atje për çështje të rëndësishme dhe më tepër në situatën në të cilën jemi tani, në fazën përfundimtare siç është paralajmëruar për të lidhur një marrëveshje. Do të ishte mirë që para se të shkohet, të ketë një platformë dhe informim Kuvendi nga ana e presidencës se për çka do të diskutohet atje. Kjo është sa i përket transparencës dhe do të ishte e dobishme dhe e nevojshme”, ka thënë Baraliu.
Analisti politik, Behlul Beqaj, ka bërë të ditur se Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit të balancimit në mes tyre.
“Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë, si dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës. Pra, marrëveshjet janë obligim i funksionit demokratik të Parlamentit e jo të kryetarit. Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të asaj për territorin, nënshkruhen nga presidenti pasi që të ratifikohen , ndërsa presidenti e ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit para se të ratifikohet”, tha për Telegrafin Beqaj.
Ai tha se presidenti Thaçi, në cilësinë e ish kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme ishte përgjegjës për propozimin dhe zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore të cilat është dashur t’i nënshtrohen kontrollit parlamentar.
“Pra, presidenti është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës. Në këtë kuptim, përfaqësimin e vendit si kryetar nuk duhet identifikuar me “funksionin demokratik” të Parlamentit të Kosovës. Por,mos të harrojmë se HTH edhe në cilësinë e ish kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme ishte përgjegjës për propozimin dhe zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore të cilat është dashur t’i nënshtrohen kontrollit parlamentar. Si përfundim , në të dy veprimet, Kosova ka funksionuar si shtet presidencial,në të dy rastet (si kryeministër ,ministër dhe kryetar) është shkel Kushtetuta, ndërsa Gjykata kushtetuese ishte in ekzistente” sqaroi Beqaj.
Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen javën e ardhshme në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Bashkimit Evropian, është relaksimi i raporteve ndërmjet dy vendeve, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë tutje me procesin e integrimit evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025