LAJMI I FUNDIT:

E lindur për të qenë yll! Publikohet video e rrallë e Dua Lipës kur këndonte shqip në programet shkollore në Kosovë

E lindur për të qenë yll! Publikohet video e rrallë e Dua Lipës kur këndonte shqip në programet shkollore në Kosovë
Getty Images

Ajo bëri histori në Brit Awards duke u shpërblyer me disa çmime, por Dua Lipa e ka treguar talentin e saj që kur ishte vetëm 12 vjeçe.

Në një video të publikuar së fundmi, këngëtarja shqiptare shfaqet duke interpretuar një duet shqip, dhe më pas këngën “No One” të Alicia Keys kur ajo ishte vetëm një nxënëse në Prishtinë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Ylli i muzikës pop, tani 22 vjeçe, ka lindur në Londër, por u kthye në Kosovë me prindërit e saj shqiptarë kur ishte 11 vjeçe.

Dua Lipa: Përpiqem t’u tregoj njerëzve kudo që të shkoj dhe në çdo intervistë që jam nga Kosova
Lexo po ashtu Dua Lipa: Përpiqem t’u tregoj njerëzve kudo që të shkoj dhe në çdo intervistë që jam nga Kosova

Në pamjet e sapo zbuluara, Dua me një fytyrë të freskët shihet duke bërë një duet në gjuhën shqipe me shoqen e saj Diellza Dobroshi, e cila tani është një blogere e modës në Paris.

Dua, e cila shihet e veshur me xhinse të kuqe të ndezura, merr qendrën e skenës për performancën e saj solo në shkollën private “Mileniumi i Tretë”.

Kështu dukej Dua Lipa gjatë performancës së saj në programin e shkollës, kur ishte 12 vjeçe (Foto: Mileniumi i Tretë/YouTube)

Pas duartrokitjeve të audiencës, ylli i popit shihet duke i dhënë një buzëqeshje auditorit të saj.

Ish-shokët e shkollës thonë se Dua gjithmonë ka pasur ëndrra të mëdha, edhe kur ajo ishte shumë e vogël.

Andi Selimi, i cili e njihte Duan në shkollë, tha: “Ajo ishte një vajzë e mirë me ëndrra të mëdha për një karrierë muzikore. Ajo ishte e zgjuar dhe gjithmonë donte të mësonte gjëra të reja.

“Ne luajtëm së bashku në një film të shkurtër kundër drogës. Ajo e donte hip hopin dhe kishte të njëjtën fytyrë të bukur sikur tani. Të gjithë e pëlqyen atë”.

Dua ka qenë mikeshe me Diellza Dobroshin, e cila gjithashtu ka qenë këngëtare (Foto: Mileniumi i Tretë/YouTube)

“Ne ishim shokë më të mirë, por nuk kam biseduar me Duan që kur ajo u kthye në Londër nga Kosova”, ka shtuar ai.

Dua vijoi mësimet në shkollën ‘Mileniumi i Trete’ në Prishtinë që nga mosha 11 deri në 15 vjeç, përpara se të kthehej në Londër për të ndjekur karrierën e saj në muzikë.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Para se të nënshkruante një kontratë me shtëpitë diskografike, ajo do të publikonte videot e saj ‘cover’ në YouTube, inspiruar nga këngëtarët si: Pink dhe Nelly Furtado, ndërsa më vonë punoi edhe si modele.

Dua bëri historinë e Brit Awards duke u bërë artistja e parë femër me pesë nominime në një vit të vetëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Magazina
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Magazina
Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit

Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit

Magazina
Njihet për veshjet luksoze - Françeska Murati me dukjen më të shtrenjtë në finalen e Big Brother

Njihet për veshjet luksoze - Françeska Murati me dukjen më të shtrenjtë në finalen e Big Brother

Magazina
Egla Ceno reagon për herë të parë pas fitores në Big Brother: Jam ende pa fjalë

Egla Ceno reagon për herë të parë pas fitores në Big Brother: Jam ende pa fjalë

Magazina
Deklarata e fortë e Roza Latit: Nëse do e fitojë Egla do hidhem nga ballkoni

Deklarata e fortë e Roza Latit: Nëse do e fitojë Egla do hidhem nga ballkoni

Magazina
Kalo në kategori