LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa: Përpiqem t’u tregoj njerëzve kudo që të shkoj dhe në çdo intervistë që jam nga Kosova

Dua Lipa: Përpiqem t’u tregoj njerëzve kudo që të shkoj dhe në çdo intervistë që jam nga Kosova

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët me sukseset e saj.

Tash e sa kohë ajo vazhdon të jetë ndër artistet më të suksesshme në top listat britanike, e ndërsa edhe çmimet nëpër festivale dhe evente të ndryshme botërore nuk i ka të pakta.


Dua Lipa (Getty Images)

Në çdo paraqitje të saj, artistja nuk ka refuzuar të flasë për prejardhjen e saj, duke treguar se ndjehet krenare që është nga Kosova.

Së fundmi, Dua ka vendosur të ndajë me fansat në rrjetin social Instagram një fotografi, në të cilën ka shfaqur një nga botimet e gjyshit të saj, i cili ka qenë kryetar i Institutit të Historisë në Kosovë gjatë viteve 1990-1995.

Në mbishkrimin e footgrafisë, Dua shkruan me krenari për suksesin e gjyshit, ndërsa thotë se në çdo intervistë mundohet të tregojë për historinë tonë.

“Gjyshi im Seit Lipa ishte Kryetar i Institutit të Historisë së Kosovës, midis viteve 1990-1995. Dëshiroj të tregoj historinë tonë dhe nga vjen gjaku jonë dhe përpiqem t’u tregoj njerëzve kudo që të shkoj dhe në çdo intervistë që jam nga Kosova. Kemi një histori shumë interesante, një nga e cila mësoj nga pak më shumë çdo herë. Një artikull kohët e fundit doli në lidhje me punën e gjyshërve të mi dhe kjo më bëri të dëshiroja të dilja me krenari, kështu që doja të ndaja këtë moment të vogël me të gjithë ju”, ka shkruar Dua Lipa në fotografinë në Instagram.

E njëjta, do të jetë prezente në Kosovë më datën 10 gusht, ku do të mbajë një koncert gjigant, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori