“Forca e bën fuqinë”, Talismani i ri S Edition me motor të ri turbo 1.8 sikur Megane RS (Foto)
Renault tashmë ka shtuar në radhët e veta atë që pa dyshim se është Talismani më i fuqishëm.
Top brendi evropian i veturave, Renault, ka shtuar më në fund versionin sportiv të Talismanit me motor më të fuqishëm për t’iu përgjigjur me forcë enorme konkurrentëve si Skoda SuperB, Ford Mondeo ST Line dhe të tjera modeleve nga tregu i segmentit D. Dhe ajo që ka bërë Renault me Talismanin e ri është jo vetëm një përgjigje, por edhe goditje.
Talismani S Edition po vjen me një motor nga gazi 1.8 litër turbo, që është njësi nën Megane RS dhe Alpine A110, por tash është i destinuar të ofrojë 225 kuajfuqi në shtatë shpejtësi në ndërrues automatik, që e përqëndron fuqinë në rrotat e përparme.
Si zakonisht Renault është përqëndruar që të mos ofrojë vetëm numra maksimal në shpejtësi, por kërkon që mbi të gjitha veturat të jenë të përshtatshme për kënaqësi gjatë vozitjes. Pra, shkurt, kjo është vetura më e bukur, me fuqinë më të madhe.
Pos me motorin 1.8 turbo, Talisman S – Edition vjen me 4Control nga Renault për drejtim të përshtatshëm të veturës dhe sistemet Electronic Damper Control në raste të rrezikshmërisë. Këto janë të përfshira në vazhdën e paisjeve standarde dhe ofrojnë një vozitje padyshim shumë të rehatshme.
Po ashtu, pjesë e listës së veçorive standarde janë dritat e përparme të plota smart LED, xhamat fabrikisht në ngjyrë të zezë, brendimin e S Edition etj.
Atmosfera shumë sportive që ngërthen këtë veturë vazhdon edhe brenda saj me enterier të plotë të zezë nga lëkura me detaje të kontrastit në të kuqe dhe detaje tjera nga alumini që e bëjnë veturën estetikisht në nivel të lartë nga brenda.
“Me S Edition, Talismani shton ndjenjën sportive të shumëpritur për konsumatorët tanë. Motori i ri 1.8 litra, 225 kuajfuqi e ofron fuqinë me përmirësim në secilin aspekt për të ofruar kënaqësi edhe më të madhe në vozitje”, potencoi Sandra Gomez, drejtoresha e sektorit të programit të segmentit D në kompaninë prestigjioze automobilistike franceze.
Renault aktualisht e ka vendosur Talisman S-Edition në shfaqje si model i ri dhe do ta nxjerrë në shitje nga shtatori i këtij viti në mbarë Evropën. Varësisht nga tregu pritet që veturat të jenë në dispozicoin me motorë nga gasi dhe dieseli, ndërkaq çmimi pritet të zbulohet në një datë tjetër.
Aktualisht për këtë veturë mund të interesoheni te përfaqësuesi ekskluziv i autorizuar për Renault, “Auto Mita”, ku po ashtu mund të shikoni edhe Megane RS, motori i të cilit pikërisht është përdorur në Talismanin S-Edition të ri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFord Ranger Raptor arriti në Evropë, por vetëm me 288 kuaj/fuqi
Lundronte në lumë, tërhiqej nga Ferrari (Video)
Shitet limuzina e blinduar e presidentit amerikan
Koleksionisti i makinave blen tetë Bugatti, dy për vete, gjashtë për fëmijët e tij
Skoda prezanton Enyaq 2025
Nuk ndalen së qeshuri me shoferin fillestar (Video)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025