LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye pse Neymar do të largohet gjatë verës prej PSG-së

Pesë arsye pse Neymar do të largohet gjatë verës prej PSG-së

Neymar ka arsye për të lënë Francën, shkruan gazeta e njohur braziliane UOL Esporte.

Braziliani ka mendjen të arrijë në një gjendje optimale të formës për Kupën e Botës në Rusi.


Ai mund të luajë ditët e fundit të Ligue 1 (kundër Amiensit, Rennesit dhe Caenit) për të kapur ritmin pas lëndimit të rëndë.

Unai Emery: Neymar te Real Madridi, pyeteni Florentino Perezin
Lexo po ashtu Unai Emery: Neymar te Real Madridi, pyeteni Florentino Perezin

Por, janë pesë arsye se pse takimet e lartcekura do të jenë të fundit të lojtarit në fanellën e Paris Saint-Germain.

Më poshtë janë të renditura arsyet pse prite të largohet gjatë verës braziliani prej francezëve.

Ndërhyrjet e ashpra të kundërshtarëve

Neymar beson se është shënjestër e shumë  ndërhyrjeve të ashpra. Në Francë, braziliani merr mesatarisht pothuajse gjashtë faull (5.7) për lojë, ndërsa në Spanjë mesatarja ishte dukshëm më e ulët (3.5).

Gjyqtarët

Braziliani thotë se ndihet i persekutuar nga gjyqtarët në Francë. Ai ndjehet i pambrojtur, pasi merr më shumë dënime sesa duhet. Neymar u përjashtua në takimin me Olympique de Marseille dhe u dënua me dy ndeshje mos-lojë.

Niveli teknik

Neymar beson se cilësia teknike e lojtarëve të Ligue 1 është shumë e ulët. Diçka që tashmë e ka paralajmëruar dhe se ka shumë pak mundësi për t’u zgjedhur si lojtari më i mirë në botë. Duhet të shkëlqejë në një kampionat të fortë si La Liga apo Liga Premier.

Bari i fushave të ekipeve franceze

Sulmuesi është i befasuar nga gjendja e dobët e fushave të lojës në Francë, me bar shumë të gjatë dhe shumë vrima. Ai beson se është një mashtrim për të penguar lojën e PSG-së dhe beson se kjo rrit rrezikun e lëndimeve.

Udhëtime dhe përqendrime

Neymarit nuk i pëlqen të bëjë udhëtimet me autobus për të shkuar në ndeshjet e ligës franceze. Ndonjëherë, për shkak të afërsisë së destinacionit me Parisin, klubi zgjedh të mos udhëtojë me aeroplan ose tren. Përveç kësaj, braziliani është i zemëruar me trajnerin Unai Emery me kërkesën për përqendrim maksimal të ekipit para çdo ndeshje si vendas, edhe kur kundërshtari është i dobët. Kjo nuk ishte kështu në Barcelonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori