LAJMI I FUNDIT:

Interpelanca për rastin e Astrit Dehari: Përplasje mes deputetëve

Interpelanca për rastin e Astrit Dehari: Përplasje mes deputetëve

Interpelanca për rastin e Astrit Dehari, është duke vazhduar me tensione mes deputetëve.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, gjatë debatit të sotëm për Astrit Deharin.

Sipas saj, partia e Albin Kurtit ka nisur t’i lëshojë këmbët në tokë.


“A po më tregoni se çka ju kanë dashtë maskat në zyre. Se kam quajtur unë terrorist naj shqiptarë. Por ju keni përgjegjësi shumë të madhe. Kthjelluni. Keni nis mu kthjell ngapak. Lëshoni këmbët në tokë dhe mos e drejtoni gishtin nga askush”, ka thënë ajo.

Më tej Gaxherri ka thënë se ajo asnjëherë nuk i ka quajtur terroristë, aktivistët e Vetëvendosjes të dyshuar për sulm ndaj Kuvendit.

Ajo këto i ka bërë si reagim ndaj deputetit të VV-së, Dardan Molliqaj, që sipas saj e ka akuzuar atë se i ka quajtur terroristë aktivistët e Vetëvendosjes.

Lidhur me këtë deputeti Frashër Krasniq, ka marrë fjalën kundrejt koleges së tij, Besa Gaxherri.

Krasniqi ka potencuar se Besa Gaxherri i ka akuzuar ata si Vetëvendosje para se drejtësia të jap fjalën e fundit për ta.

“Një ndër deklaratat e Besa Gaxherrit që i kam parasysh, ku ajo akuzon të gjithë Vetëvendosjen për sulmet. Nëse ju thoni se Vetëvendosje ka pas përgjithësi se një i ri mund të gaboj kjo automatikisht nënkupton se e ka bërë aktin, e kjo nuk ka pasur prova e asgjë tjetër për këtë punë.

Nuk diskutohet sipas jush që Vetëvendosja e ka kryer aktin.

Një deklaratë të tillë e kam pas parasysh, e keni thënë që Kuvendi është sulmuar nga Vetëvendosja aktivistët e saj” ka përfunduar Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori