Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në promovimin e librit “New State, Modern Stateman”, në Paris, organizuar nga Akademia Diplomatike Ndërkombëtare në Francë.
Në fjalën e tij para përfaqësuesve të shtetit francez, deputetëve, diplomatëve, akademikëve, filozofëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të jetës kulturore në Paris, presidenti Thaçi tha se ende i ka shumë të freskëta bisedat që ka pasur me Presidentin Makron në Elize. “Vizioni i Markonit dhe Merkelit janë kruciale për tërë Evropën e në veçanti për vendet e Ballkanit”, tha ai.
Ai tutje tha se Kosova dhe Franca kanë raporte të shkëlqyeshme në të gjitha fushat, duke shtuar më tej se “Ne i jemi mirënjohës Francës për ndihmën që na ka dhënë në momentet më kritike si dhe tash kur po e forcojmë miqësinë tonë përherë e më shumë”.
Kreu i vendit, po ashtu foli edhe për strategjinë e re për zgjerim nga Brukseli për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor si dhe për vizitën e presidentit Juncker dhe të Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini dhe komisionerit Johannes Hahn në gjashtë kryeqytete ballkanike.
“Evropa është në një moment kritik të historisë së saj dhe mendoj se ne, në Ballkan, duhet të kemi vesh për atë se çka po ndodh në qendrat kryesore të politik-bërjes evropiane dhe atlantike”, theksoi i pari i vendit.
Ai tha se janë tri momente kyçe që duhet t’i kenë në konsideratë. “Ekziston një gatishmëri e re ne qendrat kryesore te vendosjes dhe një interesim i shtuar që t’i mbyllim kapitujt e hapur në Ballkan. Ne kemi pësuar shumë dhe kemi humbur kohë për një mungesë konsiderate dhe vëmendje nga Brukseli në këto vitet e fundit. E kuptoj që kriza e migrantëve, lufta në Siri dhe zhvillimet me Brexit kanë tronditur Brukselin, por Ballkani është në kontinentin evropian”, vijoi presidenti.
Kreu i shtetit tha se Ballkani është test shumë më i rëndësishëm i kohezionit evropian dhe politikës së përbashkët evropiane – se sa çështjet me komplekse në kontinentet tjera.
Ai tha se tani kanë një dritare të hapur të mundësive, “Një riangazhim i Brukselit, që po përkrahet fuqimisht nga Uashingtoni, që kapitujt e problemeve bilaterale në Ballkan të mbyllen”.
Thaçi tha se është përkushtuar për dialogun me Serbinë. “Jam takuar me Presidentin Vuçiq në Davos por edhe në Sofje. Jam i bindur se mund të arrijmë rezultat final të një marrëveshje legale që do t’i përshpejtonte hapat e Kosovës dhe të Serbisë drejt BE-së si dhe do ta bënte Kosovën anëtare të OKB-së”, pohoi ai.
Ai tha se kanë nevojë që ta përforcojnë narracionin e Evropës dhe të bashkëpunimit atlantik në Ballkan, duke shtuar tutje se, në gjirin e ekstremeve politike në Evropë dhe Ballkan po përqafohen teza të rrezikshme për Evropën dhe për Ballkanin në veçanti.
“Integrimi evropian në Ballkan është shndërruar në proces teknik”, shtoi ai.
Ai tha se Evropa nuk mund të jetë projekt burokratik. Sipas tij, integrimi Evropian i Ballkanit nuk mund të reduktohet në përmbushje të kushteve teknike. Integrimi është përqafimi i vlerave të përbashkëta që kanë banorët e Parisit, Berlinit, por edhe Stokholmit apo Athinës.
“Siguria jonë, siguria e qytetarëve në lagje të Parisit, të Brukselit e të Londrës është e kushtëzuar nga bashkëpunimi përtej kufijve dhe lufta pa kompromis kundër atyre që rrezikojnë mënyrën tonë të jetës. Unë besoj në rolin esencial të NATO-s. Gëzohem që Presidenti Makron e përkrah agjendën e rritjes së investimeve në mbrojtje dhe siguri të Evropës. Fjalimi i tij në Sorbonë vitin e kaluar mbi të ardhmen e Bashkimit Evropian ka qenë i qëlluar dhe ka reflektuar mbi pika të rëndësishme të rritjes së gatishmërisë konkrete dhe resurseve mbrojtëse të Evropës” theksoi presidenti Thaçi.
Ai tha se Kosova në të gjitha këto pika ka mundësi të ndihmojë dhe të jetë komponente e suksesit, duke shtuar tutje se Kosova si shtet i pavarur ka hyrë në dekadën e saj të dytë. Ajo do të vazhdojë të kontribuojë për paqe, siguri dhe progres në rajon.
“Zhvillimet në Ballkan dhe dialogu me Serbinë, narracioni i Evropës dhe integrimi por edhe agjenda e mbrojtjes dhe luftimit të sfidave janë më të përmbushura me Kosovën e dekadës së dytë, Kosovën e integruar në BE”, tha në fund presidenti Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj