Më poshtë janë imazhet e një Tirane pa kulla. Me ndërtesa trekatëshe, të rregullta, të unifikuara, megjithëse bëhet fjalë për pazar. Imazhet tregojnë Tiranën në praglufte, në kohë mbretërie, që me gjithë varfërinë e kohës, ç’kish bërë e kish bërë mirë.
Janë dhjetëra e dhjetëra punëtorë që marrin pjesë në punime, ka zonja të veshura allafrënga e burra e gra me veshje popullore, ka biçikleta, kuaj me karroca, ka mjete për ndërtimin e sheshit, ka edhe gomerë. Ka kazma, lopata, rërë e karroca dore. E ka mes shumë të tjera, rregull përtej baltës. Diku larg, naltojnë mbi të gjitha minarja dhe kambanorja.
Qyteti ka përmasa të ndryshme: është ai për të cilin kemi dëgjuar apo jemi informuar në mënyrë të disiplinuar, është ai që mbajmë mend dhe ai që jetojmë sot. Të tria këto përmasa përmblidhen në ekspozitën fotografike me titull “Pazari i Ri dhe sheshi ‘Avni Rustemi’, 1939-1940″ që çelet nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.
Në verën e vitit 1939 Ministria e Punëve Botore lidh kontratë me shoqërinë “Pellegrini-Keçi & Co” për sistemimin e sheshit “Avni Rustemi” dhe Pazarit të Ri. Punimet përfunduan një vit më vonë, më 1940. Gjatë kohës së punimeve dhe me përfundimin e tyre, misioni i Institutit Kombëtar LUCE në Tiranë shkrepi dhe stampoi fotografitë që paraqiten në këtë ekspozitë. Fotografitë janë trashëguar nga Arkivi Qendror Shtetëror – Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe sot janë pjesë e fondit të fototekës së këtij arkivi.
Disa prej tyre u prezantuan për herë të parë për publikun e gjerë dje te Pazari i ri në Tiranë në orën 10:00.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Traditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Komploti i Taksimit dhe Kosova si strumbullar i lëvizjes për pavarësi të Shqipërisë
Fitorja e Trumpit do të ndryshojë Amerikën, por Evropa mund të ketë një tjetër të ardhme
Çfarë ndodhte në ditët e fundit të sundimit osman në Shqipëri?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj