Edhe pse iu përgjysmua partia të cilën e udhëheq, duke ikur 13 deputetë dhe 2 kryetarë komunash, si duket Albin Kurtit nuk po i bëhet vonë.
Kurti, në ditën kur ndodhi formimi i Grupit të ri parlamentar, i quajtur ‘Grupi i Deputetëve të Pavarur’ nga 12 deputetët e larguar nga VV, gjeti kohë, t’i kushtojë shkrime disa prej figurave të rilindësve shqiptarë.
Derisa të mërkurën, ditën kur edhe ndodhi thyerja e madhe në VV, shkroi për Sami Frashrin dhe Fan Nolin, sot përmes një shënimi, foli për Faik Konicën, duke e cilësuar si një prej mendjeve më të ndritura shqiptare, në 143 vjetorin e lindjes së tij.
Kurti, javën e kaluar në mbledhjen e mbajtur me kryetarë dhe sekretarë të Qendrave të kësaj partie, i quajti për keqardhje dhe të gabueshme dorëheqjet nga Vetëvendosja.
“Nga Lëvizja Vetëvendosje ka disa dorëheqje dhe dalje, që janë për keqardhje dhe të gabueshme, por në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka as ndarje dhe as ndalje”, pati thënë Kurti.
Postimi i Albin Kurtit i bërë sot:
143 vjet më parë lindi një prej mendjeve më të mprehta shqiptare, Faik Konica, rilindasi, diplomati, botuesi, kritiku, polemisti, i cili la gjurmë të forta në kulturën e në historinë moderne të shqiptarëve.
Fatkeqësisht sot, në kohën e popullarizimit të citimeve të dekontekstualizuara në rrjete sociale, Konica shpesh paraqitet si një cinik i pashërueshëm, shpesh madje si një snob kozmopolit, apo si një elitist antipopullor, i lodhur prej projektit kombëtar shqiptar.
Por nuk ishte ashtu. Aktiviteti i tij i gjatë, i palodhshëm, vetësakrifikues, tregon ndryshe. Kështu ai shkruante në gazetën e tij “Albania” në 1897 se: “Rilindja e gjuhës sonë është rilindje e jetës sonë kombëtare”. Më pas vazhdonte po aty: “Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse në ndonjë rast moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin”.
Ai ka qenë kritik i madh i injorancës në politikë, dhe shkruante se: “shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori dhe kapadaillëk”. A nuk jemi përballur edhe ne me kapadainj të tillë, ende sot? Megjithatë ai nuk e përbuzte kulturën e popullit të vet, por e adhuronte atë, e shkruante: “Shqiptarët duan para së gjithash dritën e mendjes dhe diellin”, apo “Gjuha shqipe është sa muskuloze aq edhe e brishtë”.
Ai, i cili sot mbahet si idhull i atyre që nuk e durojnë më vendin e kombin e vet shkruante: “Ah malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall dhe dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s’e ka pasur…”. Dhe shkruante për flamurin: “Flamuri përmbledh gjithë kujtimet e shkuara të një kombi në një gjuhë të pashkruar, që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja”.
Megjithatë, Konica nuk ishte romantik: “Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë”, shpallte ai nga gazeta “Albania”. Dhe, këmbëngulte se: “Një popull që s’duron padrejtësi, që s’u jep besim sharlatanëve, që ngul këmbë për pastërti në hesapet dhe për prova zotësie në zyrtarët, ai popull qeveriset mirë, qoftë me mbret qoftë me president”.
Servilët gazetarë, që lëvdonin pushtetarët e shanin kritikët, Konica i quante “laro të pendës” dhe për ta thoshte se “Ka ca qenie tek të cilat ndjenja e humorit nuk e ka forcën e duhur”. Pushtetarëve që përpiqeshin të justifikonin brutalitetin policor ai u thoshte “Xhelat je se të pëlqen të jesh”. E për tradhtarët thoshte se “Bijtë e shqipes nuk merren vesh me bijtë e gjarprit”.
E qeveritarët e këqij i paralajmëronte për domosdoshmërinë e një lëvizjeje popullore: “Një lëvizje popullore dihet ku dhe kur nis, por nuk dihet ku dhe kur do të mbarojë. Në të gjitha këto, mbetet një shpresë e një ngushëllim: shpresa që populli, po nguli këmbë, më në fund do t’i fitojë të gjitha; ngushëllimi që kriminelët e guvernës sodomiste, shpejt a vonë do ta marrin shpërblimin që meritojnë”.
Sot e kujtojmë Konicën me nder e respekt të madh, të cilin sigurisht më shumë ia bëjmë duke e lexuar e duke mësuar prej tij.
Ndërkaq, ky është postimi i Albin Kurtit i bërë të martën:
Figura e dytë madhore në traditën e atdhetarisë social-demokrate shqiptare, pas Sami Frashërit që ishte themeluesi, është Fan Stilian Noli, i cili ka vdekur 53 vjet më parë, në ShBA.
Njeri i kulturës, i shkencës, i artit, i politikës e i fesë, Noli ishte një polimath i vërtetë, edhe këtu në vijim të traditës së rilindasit erudit, Samiut.
Prej fillimit të shekullit XX e deri sa vdiq Noli ia kushtoi jetën synimit të tij madhor, kapërcimit të feudalizmit në politikën shqiptare, dhe avancimit drejt një Republike Demokratike të bazuar mbi punën e mirëqenien, sipas modelit të demokracive republikane të themeluara në Evropë pas rrëzimit të feudalizmit në shek. XIX.
Në ShBA, i gjendur përballë mohimit të Kishës Ortodokse Greke për të varrosur një patriot ortodoks shqiptar, ai themeloi Kishën Ortodokse Shqiptare në ShBA, dhe vazhdoi aktivizmin deri sa ia bëri një dhuratë madhështore historisë së shqiptarëve, pra deri sa u themelua Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Si klerik ai u shqua nga vlerat e bashkëpunimit dhe miqësisë mes feve – e dy nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë ishin Bajram Curri me prejardhje myslimane e Luigj Gurakuqi me prejardhje katolike.
Përveç kontributit të tij të palodhur kombëtar e fetar, Fan S. Noli do të mbahet mend si studiues i figurave historike, letrare e artistike, Skënderbeut, Platonit, Anaksagorës, Beethoven-it, Schubert-it, Toscanini-t, Strauss-it, Shakespeare-it, Tolstoj-it, etj. Vetë poet e shkrimtar i shkëlqyer, Noli krijoi traditën e përkthimit në shqip, me shqipërimin e Shakespeare-it, Cervantes-it, Ibsen-it, Khayam-it, Goethe-s, Heine-s, Eskilit, Verlaine-s, Baudelaire-it, Poe-së, etj.
Rrugëtimin e vet ai e përshkroi tek poezia politike “Marathonomaku”, nga e cila shkëpusim vargjet frymëzuese për betejën e popullit kundër pushtetit abuziv, betejën për drejtësi, mirëqenie e demokraci:
“Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin!”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!