LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi ia shkakton humbjen e parë në kampionat Prishtinës

Bashkimi ia shkakton humbjen e parë në kampionat Prishtinës

Bashkimi ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 22 të IP të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit triumfuan para shikuesve të vetë në palestrën “Sezai Surroi” kundër Sigal Prishtinës me rezultat 91-84.


Prishtinasit në këtë formë kanë ndalur serinë e fitoreve të njëpasnjëshme në këtë kampionat, ku deri më tani kishin 21 fitore dhe asnjë humbje.

Pjesa e parë kaloi në dobi të vendasve të cilët krijuan një epërsi prej tetë pikëve në saje të një paraqitje të mirë.

Çereku i parë ishte i barabartë deri në minutën e fundit, por që dy sulmet e fundit “Arpagjik’t” realizuan katër pikë dhe e fituan me rezultat 22:18.

Edhe në periudhën e dytë prizrenasit realizuan katër pikë më shumë se “Plisat” dhe kështu rezultati në semafor tregonte shifrat 42:34.

Në pjesën e dytë, te dyja skuadrat shtrënguan radhët e veta dhe realizuan më pak pikë se sa në njëzet minutshin e parë.

Çereku i tretë ishte i dobët për të dyja ekipet pasi që skuadrat së bashku realizuan 23 pikë, përkatësisht 15:08 në dobi të portokallezinjtë.

Në dhjetë minutshin e fundit, vendasit arritën të menaxhonin epërsinë e krijuar në çerekët paraprak dhe në fund triumfuan me rezultat 91-84.

Basketbollisti më efikas në këtë ballafaqim te vendasit ishte Mikaele Tmusic me 29 pikë, por më i miri në parket ishte Granit Rugova me 33 sosh, por që nuk ishin të mjaftueshme për t’i ikur humbjes së parë.

Pas kësaj, Prishtina mbetet lider i renditjes tabelore me 43 pikë ndërsa Bashkimi renditet i dyti me 39 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori