LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj dhe ambasadorja finlandeze flasin për zhvillimet aktuale në Kosovë

Haradinaj dhe ambasadorja finlandeze flasin për zhvillimet aktuale në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim njohës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se përgjatë dy dekadave, relacionet e Kosovës me Finlandën kanë qenë gjithmonë miqësore, duke veçuar njohjen e shtetit të Kosovës dhe ndihmën që Finlanda dha përgjatë viteve në proceset integruese të vendit.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e njoftoi ambasadoren edhe për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë duke shprehur falënderim të veçantë për Finlandën, e cila e ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha, e sidomos në projektet kushtuar personave me aftësi të kufizuara.


Ndërkaq, ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë për të ndihmuar me projekte konkrete në avancimin ekonomik dhe social të vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Lajme
Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Kronika e Zezë
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Lajme
Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori