Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka njoftuar se çmimet e thirrjeve dalëse me pakicë nga çdo operator në botë caktohen nga vet ata operatorë në shtetet nga ata vijnë.
Por me fillimin e shfrytëzimit të kodit 383 për Kosovën, do të mundësoj që në marrëdhëniet në mes operatorëve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtarë, qoftë për caktimin e çmimeve të thirrjeve apo edhe orientimin e tyre, të mos ketë më ndërmjetësues që përfitojnë nga përdorimi i kodeve të shteteve tjera.
“Operatorët tanë janë të lirë që direkt të negociojnë çmimet me shumicë (në mes operatorëve) për thirrjet ndërkombëtare. Në këtë kontekst, çmimet e aplikuara nga operatorët e Republikës së Kosovës për operatorët ndërkombëtar nuk kanë ndryshuar, prandaj nuk ka asnjë argument të vetëm që thirrjet ndërkombëtare me pakicë në kodin 383 të jenë më të shtrenjta. Rrjedhimisht, implementimi i kodit 383 eliminon barrierat, të cilat kanë ekzistuar deri më tani me përdorimin e 3 kodeve”, nfofton ARKEP.
Aktualisht, para heqjes përfundimtare të përdorimit të kodeve tejra për Kosovën, jemi inforuar nga opratorët tanë se nuk është ndryshuar çmimi thirrës me shumicë për kodin e ri.
“ARKEP është duke e trajtuar rastin e paraqitur në media sot për thirrjen e bërë nga operatori finlandez Telia dhe me gjithë faktin se është jashtë përgjegjësive të vendimmarrëse të ARKEP kjo çështje, pasi që bëhet fjalë për çmimet me pakicë, të cilat i vendos vet operatori (në këtë rast Telia),jemi duke kërkuar informata shtesë nga operatori në fjalë për të parë se cila është arsyeja e mbi-tarifimit të këtij rasti për thirrjen nga ky operator në drejtim të Kosovës me kodin 383”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
ARKEP ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve tanë në diasporë por edhe të tjerëve që thërrasin në drejtim të Kosovës, që të lajmërojnë pranë operatorëve të tyre edhe rastet tjera eventuale kur ka probleme me thirrje në drejtim të kodit 383.
ARKEP rikonfirmon se marrja e kodit shtetëror +383 ekskluzivisht për Kosovën nga ITU është hapi vendimtar i pavarësimit të plotë të Kosovës në fushën e telekomit dhe kjo do ketë efekt pozitiv afatgjatë si në çmimet e thirrjes e poashtu edhe në zhvillimin e sektorit të telekomit.
AFRKEP mbetet i përkushtuar që sa më parë të përfundoj në tërësi implementimi i kodit telefonik 383 dhe për të gjitha këto dhe çështje tjera me rëndësi për tregun e komunikimeve elektronike do të mbaj të informuar opinionin publik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
PostCHAT ju pret!
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje