LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia “Makbeth”, premierë në Tiranë

Tragjedia “Makbeth”, premierë në Tiranë

Kryevepra e Shekspirit u shfaq premierë në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, nga regjisori Kled Kapexhiu dhe me një kastë aktorësh të njohur, si Indrit Çobani (Makbeth), Luli Bitri (Zonja Makbeth), Arben Derhemi (Dunkani), Laerti Vasili (Makdafi), Neritan Liçaj (Rosi), Genti Deçka (Bankoja), Suela Bako (Malkolmi), Jaho Guma (Donalbani), Xhino Musollari (vrasësi), Adelina Muça (zonja Makdaf), Niada Saliasi, Arjola Basho dhe Klodjana Keco (Magjistrica), Egla Ceno (Hekata( dhe Serxhio Harizi (Fleanci).

Tragjedia erdhi si një shfaqje mes teatrit antik grek dhe formave bashkëkohore të të bërit teatër.

Tema qendrore e tragjedisë është lakmia e shfrenuar për pushtet. Ideja se etja për pushtet e shtyn njeriun në humbjen e çdo virtyti dhe vlerë morale, për të cilën një ditë ai merr shpagimin e merituar, u shfaq në plane të shumta nën interpretimin e aktorëve të njohur e ku secili prej tyre mëshironte personazhet e tragjedisë.


Tragjedia “Makbeth” është e shkruar nga Shekspiri dhe mendohet të jetë vënë në skenë për herë të pare në vitin 1606. Ai dramatizon dëmtimet psikologjike dhe fizike të shkaktuara nga ambicia politike dhe të atyre që e duan pushtetin për interesat e tyre. Prej të gjitha veprave që Shekspiri ka shkruar gjatë mbretërisë së James I, i cili ishte gjithashtu pronari i kompanisë teatrore të Shekspirit, “Makbeth” pasqyron qartë marrëdhënien e shkrimtarit me sovranin.

Ai është publikuar nga First Foglio në vitin 1623 dhe është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit. Një gjenerali trim skocez me emrin Makbeth i shfaqen tri Magjistrica me një profeci, se një ditë ai do të bëhet Mbret i Skocisë. I konsumuar nga ambicia dhe i nxitur nga gruaja e tij, Makbeth vret Mbretin Dukan dhe e merr për vete fronin e Skocisë. I detyruar të kryejë gjithmonë e më shumë vrasje për të mbrojtur veten dhe për të hequr dyshimet mbi të, ai shumë shpejt do të bëhet një tiran i gllabëruar nga ndjena e fajit dhe paranoja. /ATSH/

Në trend Kultura

Më shumë
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Në nder të Sylvia Plathit

Në nder të Sylvia Plathit

Analiza
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Fjala+
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
Kalo në kategori