LAJMI I FUNDIT:

Përpiu tri bretkosa për ‘shërim’, i nxjerrin nga gjoksi parazitin e gjatë 13 centimetra (Foto)

Përpiu tri bretkosa për ‘shërim’, i nxjerrin nga gjoksi parazitin e gjatë 13 centimetra (Foto)

Mjekët në Zheijang të Kinës, janë habitur kur i nxorën një gruaje shiritin e gjatë 13 centimetra, derisa po e operonin për t’ia larguar një xhungë në gjoks.

Pacientja 59-vjeçare, që njihet vetëm me mbiemrin Yao, para pesë vitesh, i kishte përpirë tri bretkosa, si rekomandim i mjekësisë popullore, transmeton Telegrafi.

Përmes këtij procesi, ajo kishte besuar se do të lehtësonte dhimbjet e mëdha trupore, por i shkaktoi infeksion të rëndë parazitar.


Shiriti që i nxorën nga gjoksi

“Gjeta diçka që më ngjau si koka e krimbi dhe nisa ta nxjerrë. Nuk i besoja syve, kur doli shiriti me gjatësi enorme”, ka thënë mjeku, që ishte në krye të ekipit operues.

Raportohet se ajo vuante nga reuma dhe kishte dhimbe të vazhdueshme, andaj i besoi një këshille mjekësore, ku duke përpirë tri bretkosa dhe të mos i tregonte askujt. Të afërmit e saj, e kishin mësuar këtë, vetëm pasi ajo u shtri në spital dhe u detyrua të rrëfente mjekëve, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Nuk është bërë e ditur, nëse ajo është shëruar në tërësi, apo vuan edhe nga ndonjë infeksion tjetër, si pasojë e përhapjes së larvave të mundshme. /Telegrafi/