16 persona dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që Policia e Fierit ka goditur në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” këtë të shtunë.
Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin veprimtarinë e tyre në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm.
Uniformat blu thonë se hetimi ka qenë disamujor dhe në përfundim të tij, në bashkëpunim me policitë në Tiranë, Korçë, Vlorë e Berat u bë arrestimi i tetë shtetasve, dy janë shpallur në kërkim, ndërsa tetë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Grupi dyshohet që prej vitit 2017, ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumenteve shkollorë, dokumenteve të gjendjes civile, të pasaportave, dokumenteve të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.
Këta shtetas u merrnin porosi për pajisjen me dokumente të falsifikuar, personave të ndryshëm me banim në Fier, Lushnjë, Mallakastër, nga Qarku i Beratit, Korçës e Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund, shkruan Top Channel.
Porositë merreshin për të nxjerrë dokumente shkollore, pasaporta, leje qëndrimi, leje drejtimi, qarkullim të monedhave të falsifikuara, dokumente të falsifikuara për në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Shtetasi S.P., banues në Fier dhe i shpallur në kërkim dhe dhe Jetnor Hoxhaj, Jetnor Hoxhaj, 42 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Fier pasi i merrnin këto porosi, nëpërmjet shtetasve Eris Koliçi, Eris Koliçi, 28 vjeç, banues në lagjen “Sheq Madh”, Fier dhe A.H., 62 vjeç, banues në Fier i dërgonin me automjete të ndryshme të transportit të udhëtarëve si furgona, taksi, autobusë për në Tirane te shtetasi Artan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre.
Dy-tre ditë pasi prodhoheshin këto dokumente në Tiranë, shtetasi Artan Hasani i niste në të njëjtën rrugë për në Fier, ku dilnin dhe i prisnin shtetasit Eris Koliçi dhe A.H, të cilët sipas porosive të shtetasit S.P. dhe Jetnorit ua shpërndanin personave që kishin porositur.
Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Po gjatë operacionit janë sekuestruar prova të shumta materiale, të cilat për arsye hetimi nuk bëhen me dije nga ana e Policisë.
Hetimet vazhdojnë…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj