Përderisa besimi në mediat në tërësi tregon një nivel të ulët, nga ana tjetër, besimi i publikut në mediat tradicionale, si gazetat dhe televizionet, shënon rritje.
Sipas raportit EBU apo, Bashkimit Evropian të Transmetuesve,” Trust in Media 2018”, besimi i njerëzve në mediat e reja vazhdon të bjerë, shkruan gazeta Koha. Madje 61 për qind e shteteve evropiane nuk besojnë në internet, ndërsa 97 për qind nuk kanë besim në rrjetet sociale.
Raporti më i ri i EBU , tregon se hendeku midis besimit të popullit në mediat tradicionale dhe të reja vazhdon të rritet. Mediat elektronike mbesin format më të besuara të mediave me 59 për qind të njerëzve që kanë besim tek radio, 51 për qind besojnë televizionin, ndërsa me përqindje të lartë shënohet edhe besimi(47 për qind qytetarëve të BE) tek mediat e shtypura gjatë 5 viteve të fundit.
Në të njëjtën kohë, besimi i njerëzve në internet dhe në mediat sociale është gërryer nga lajmi i rremë, dhe dezinformimi. Vetëm 34 për qind e qytetarëve të BE-së besojnë në internet dhe vetëm 20 për qind besojnë në rrjetet sociale.
“Besimi i qytetarëve evropianë në mediat elektronike është i lidhur ngushtë me një shtyp të lirë dhe të pavarur. Sa më i lartë është niveli i besimit në radio dhe TV të një vendi, aq edhe ka tendenca që të jetë më e madhe edhe liria e shtypit”, thekson analiza e EBU
Analiza më tej thekson se shtetet nordike dhe Shqipëria më së shumti ju besojnë mediave tradicionale, ndërsa nga ana tjetër shtetet e Evropës Lindore më shumë kanë tendencë të besojnë në rrjetet sociale dhe në internet.
“Rezultatet e hulumtimit tonë tregojnë se mediat cilësore dhe të paanshme vlerësohen shumë nga opinioni. Gjithashtu mediat e shërbimit publik luajnë një rol të rëndësishëm. Roli i anëtareve tona të shërbimit publik në ruajtjen e vlerave demokratike dhe përkrahjen e lirisë së mediave qartë dëshmohet edhe me rezultatet e hulumtimit tonë”, thotë udhëheqësi i Strategjisë së EBU dhe Shërbimi Informativ i Medias, Roberto Suárez Candel.
Hulumtimi më tej tregon se televizioni paraqet burimin kryesor të informacionit për banorët e Maqedonisë , Shqipërisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Rumunisë. Përmes rrjeteve sociale më së shumti informohen banorët e Greqisë, Serbisë dhe Hungarisë.
Anketa gjithashtu tregon se në Maqedoni, së paku sipas anketave, shënohet një nga mosbesimet më të mëdha ndaj mediave. Tek ne gjysma e të anketuarve apo 52 për qind kanë besim të ulët ndaj mediave në përgjithësi, me 34 për qind kanë besim mesatar në media dhe me 14 për qind kanë besim të lartë në media.
Në Shqipëri vetëm 42 për qind kanë besim të lartë, 38 për qind kanë besim mesatar dhe 20 për qind e të anketuarve kanë besim të ulët ndaj mediave. Maqedonia ka shifra të ngjashme të mosbesimit të lartë ndaj mediave si Serbia dhe Britania e Madhe me nga 52 për qind si dhe Malta me 53 për qind. Greqia dhe Spanja me 48 për qind të mosbesimi të lartë ndaj mediave, gjithashtu bëjnë pjesë në grupin e shteteve ku qytetarët janjë mosbesues ndaj mediave.
Ndryshe, raporti “Besimi në Media 2018” bazohet në të dhënat e publikuara në sondazhin e 88-të të Eurobarometrit dhe jep një ide të perceptimit të qytetarëve evropianë për besueshmërinë e llojeve të ndryshme të mediave. Anketa përbëhet nga rreth 1000 intervista ballë për ballë në 33 shtetet të mbuluara nga studimi i EBU.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë