LAJMI I FUNDIT:

I dorëhiqen 12 deputetë e 2 kryetarë komunash, Kurti thotë se në Vetëvendosje s’ka ndarje

I dorëhiqen 12 deputetë e 2 kryetarë komunash, Kurti thotë se në Vetëvendosje s’ka ndarje

Dorëheqjet, janë bërë mënyra më e preferuar e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje pas polemikave, mospajtimeve dhe përçarjeve brenda këtij subjekti politik.

Ndonëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Vetëvendosje fitoi 32 deputetë, me dorëheqjen e sotme të Besa Baftiut, numri i deputetëve që po largohen nga pozitat udhëheqëse shkon në dymbëdhjetë.

Më herët, nga strukturat e partisë, kanë dhënë dorëheqjen Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Donika Kadaj – Bujupi, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Faton Topalli, Frashër Krasniqi dhe Shqipe Pantina.


Ndërkaq, Fisnik Ismaili ende nuk ka dhënë dorëheqjen, përkundër simpatisë që ka shprehur për t’ju bashkuar “Krahut të Molliqajt.

Sipas kësaj, nga 32 deputetë që ka Vetëvendosja, 2/3 e tyre, ende nuk kanë shprehur qëndrimin nëse do të largohen nga Lëvizja, edhe pse qëndrimet e tyre jozyrtare veç dihen.

Por, si duket këto dorëheqje nuk po i bëjnë aspak përshtypje Albin Kurtit.

Ai në mbledhjen e mbajtur sot me kryetarë dhe sekretarë të Qendrave të kësaj partie, i quajti për keqardhje dhe të gabueshme dorëheqjet nga Vetëvendosja.

“Nga Lëvizja Vetëvendosje ka disa dorëheqje dhe dalje, që janë për keqardhje dhe të gabueshme, por në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka as ndarje dhe as ndalje”, tha Kurti.

Duhet kujtuar se përplasjet në Vetëvendosje dolën në sipërfaqe pas publikimit të bisedave private ndërmjet disa deputetëve të këtij subjekti politik, ku kishte edhe shprehje fyese të drejtuara ndaj Albin Kurtit.

E gjithë kjo bëri që Vetëvendosja t’i ndajë rrugët përfundimisht duke krijuar grupin e pakënaqur të quajtur si “Krahu i Molliqajt”.

Nga Vetëvendosje, kanë dhënë dorëheqje edhe dy kryetarë komunash – kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, përmes një letre, ka shprehur qëndimin se nuk do të jetë më pjesë e Vetëvendosjes, ndërsa kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat drejtuese brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Arsye që pothuajse të gjithë të larguarit kanë përmendur është forma e linçimit që u është bërë aktivistëve që kanë shfaqur mendim ndryshe nga përkrahësit e platëformës politike të Kurtit.

Ndryshe, Vetëvendosje si grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, pritet të dalë partia e tretë, pas LDK-së dhe PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori