LAJMI I FUNDIT:

Një shoqatë në Serbi i kërkon Vuçiqit ta ngrijë dialogun me Kosovën

Një shoqatë në Serbi i kërkon Vuçiqit ta ngrijë dialogun me Kosovën

Shoqata e familjeve të serbëve të kidnapuar dhe të vrarë në Kosovë i ka sugjeruar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ta ngrijë dialogun në Bruksel.

Përveç kësaj, ata i bëjnë thirrje Vuçiqit që publikisht të kërkojë që Gjykata Speciale të fillojë të punojë “me qëllim ndiqen penalisht dhe të dënohen krerët e UÇK-së terroriste kriminale për shkak të përgjegjësisë komanduese”, thuhet në deklaratë, raporton B92.

Në deklaratë thuhet se ata presin që “presidenti Vuçiq t’ua përcjell  zyrtarëve të lartë të BE-së, Hahn, Junker dhe Mogherini porosinë se nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e njeriut dhe drejtësia për viktimat e Kosovës, qoftë për hir të së kaluarës apo edhe për të ardhmen”, përcjell Telegrafi.


“Ne mbështesim dialogun, marrëveshjet, kompromiset për të kaluarën dhe të ardhmen, por vetëm me shqiptarët e ndershëm “,thuhet në kumtesën e kësaj shoqate.

Gjithashtu, ata theksojnë se “krerët e UÇK-së nuk do t’ua japin serbëve menaxhimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për shkak të emërtimit ‘komunat serbe’”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori