LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe: Demarkacioni për ne s’ekziston, le të merren partitë shqiptare me të

Lista Serbe: Demarkacioni për ne s’ekziston, le të merren partitë shqiptare me të

Lista Serbe ka mohuar të gjitha insinuatat, siç e quan ajo, rreth pazarllëqeve të deputetëve të saj në lidhje me Ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo parti, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se tema për demarkacionin për ta nuk ekziston dhe me këtë duhet të merren partitë shqiptare në bazë të programit të tyre politik.

“Për Listën Serbe tema e ashtuquajtur për demarkacionin absolutisht nuk ekziston. Kjo çështje nuk na intereson, ndërsa me të le të merren partitë shqiptare në kuadër të programit të tyre politik”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.


Sipas kësaj komunikate, “Lista Serbe askënd nuk dëshiron ta shantazhojë, mirëpo as nuk do të lejojë të shantazhohet, prandaj kërkon nga partnerët e koalicionit raport korrekt, si dhe respektimin e marrëveshjeve politike të cilat janë bazë për funksionimin e koalicionit në pushtet”.

“Ne nuk duam të jemi të instrumentalizuar në asnjë mënyrë, dhe as që kemi qëllim të devijojmë nga parimet tona politike, në bazë të të cilave është formuar kjo parti, si garancë e të drejtave të popullit serb në Kosovë”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat

Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kalo në kategori