LAJMI I FUNDIT:

Hoti e quan të porositur biografinë e Thaçit

Hoti e quan të porositur biografinë e Thaçit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti e ka goditur Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, lidhur me biografinë e tij, e cila është botuar së fundi.

Hoti ka thënë se kjo biografi është e porositur.

Ndërsa ka theksuar se ish-presidenti Ibrahim Rugova kurrë nuk ka shpenzuar para për biografi të tilla.


“Faktet historike nuk blihen me para. Rugova nuk ka paguar asnjëherë miliona të taksapaguesve për përmirësimin e imazhit të tij, sepse ai nuk kishte nevojë si burrështetas paqësor që ishte, vizionar dhe i pathyeshëm”, ka thënë Hoti.

Ky është reagimi i plotë i Hotit:

Faktet historike nuk ndryshohen me biografi të porositura. Të qenit prijës largpamës është një dhunti, e kultivuar gjithë jetën, e bazuar para se gjithash në parime të larta etike. I tillë ishte prijësi i Kosovës dhe arkitekti i pavarësisë, dr.Ibrahim Rugova.

Koha kur Rugova doli në ballë të popullit të Kosovës ishte ogurzezë për popujt e ish-Jugosllavisë. Millosheviqi dhe Akademia Serbe e Shkencave kishin përpiluar planin për Serbinë e Madhe dhe shfarosjen e popujve që nuk nënshtroheshin. Atëbotë Rugova ishte i vetmi që pati guximin t’i prijë popullit.

Në kohën kur filluan luftërat në Kroaci dhe Bosnjë, Rugova zgjodhi rezistencën paqësore derisa të forcoheshim ushtarakisht. Përmes kësaj rezistence e sensibilizoi arenën ndërkombëtare për padrejtësitë që i bëheshin popullit të Kosovës.

Rugova është i pari prijës që krijoi aleanca me demokracitë më të fuqishme botërore. “Kam pasur nderë ta mbështesë luftën e tij dhe të popullit të Kosovës për paqe dhe liri,” kishte deklaruar Presidenti Clinton. Të tjerë prijës botërorë e quanin “Gandi i Ballkanit”, që me rezistencën aktive paqësore dhe luftën çlirimtare solli Konferencën e Rambujesë, bombardimet e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Përpjekjet për të minimizuar rolin e Rugovës dhe rezistencës paqësore përmes biografive të porositura janë të kota. Në të gjallë të tij, populli i Kosovës i dha përkrahje masive, të papërsëritshme deri më tani, politikës rugoviane në të gjitha zgjedhjet, para dhe pas luftës. Miqësitë e krijuara nga Rugova sot kujdesen për të konsoliduar shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Rugova nuk bënte politikë as nga Shqipëria e as nga Zvicra. Ai përjetonte thundrën e okupimit bashkë me popullin e tij.

Faktet historike nuk blihen me para. Rugova nuk ka paguar asnjëherë miliona të taksapaguesve për përmirësimin e imazhit të tij, sepse ai nuk kishte nevojë si burrështetas paqësor që ishte, vizionar dhe i pathyeshëm.

Përpjeka për të hedhur baltë mbi rolin e rezistencën paqësore rugoviane për shtetësinë e Kosovës është e kotë. Kjo mund të jetë një përpjekje vetëm e atyre që asnjëherë nuk e kaluan hijen e Rugovës. Rugova mbetet figura më e ndritur e përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci. Ai lirshëm mund të krahasohet me figurat e rilindjes kombëtare, të cilat i kishte studiuar me pasion dhe shembullin e të cilëve e ndiqte./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Lajme
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori