LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Marco Reus deri në vitin 2023 te Dortmundi

Zyrtare: Marco Reus deri në vitin 2023 te Dortmundi

Marco Reus ka nënshkruar kontratë të re me Borussia Dortmund të vlefshme deri në vitin 2023, njoftoi klubi i Bundesligës.

“Ne jemi shumë të kënaqur të njoftojmë rreth rinovimit të kontratës me Marco Reusin”, pohoi për ueb-faqen e klubit, drejtori Hans-Joachim Watzke.


Mesfushori me tipare sulmuese iu bashkua Dortmundit nga Borussia Monchengladbachut në vitin 2012 për një marrëveshje në vlerë 17 milionë euro dhe që atëherë ka shënuar 92 gola në 194 ndeshje.

“Dortmund është shtëpia ime, BVB është klubi im”, tha 28-vjeçari pas arritjes së marrëveshjes së re.

“Që nga fëmijëria kam ëndërruar të luajë për ngjyrat verdhezi dhe të luaj për këtë klub. Me bindjen më të thellë do të doja të vendosja një sinjal të qartë për të ardhmen me këtë nënshkrim”, shtoi më tutje reprezentuesi gjerman.

Theksojmë se kontrata e reprezentuesit të Gjermanisë do të mbaronte gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se një numër i madh i skuadrave evropiane ishin të interesuar për shërbimet e lojtarit duke përfshirë Arsenalin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori