LAJMI I FUNDIT:

Bernard Challandes flet për mediat zvicerane: Puna e re me Kosovën, lojtarët shqiptarë në Zvicër, Kupa e Kombeve dhe objektivat

Bernard Challandes flet për mediat zvicerane: Puna e re me Kosovën, lojtarët shqiptarë në Zvicër, Kupa e Kombeve dhe objektivat

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane Blick, ku ka folur për shumë gjëra.

Trajneri 66 vjeçar ka thënë se Kosova është në hapat e parë si Kombëtare dhe është duke fituar eksperiencë.

Ai nuk e ka mohuar faktin që shumë lojtarë që luajnë në Zvicër do të përcjellën nga Kosova.


Për këtë madje është pyetur nga gazeta: “Se a dëshiron të vjedh lojtarët e Zvicrës?”.

Challandes ka zbuluar shumë gjëra, madje edhe fjalën e parë që e ka mësuar në gjuhën shqipe.

Blick: Bernard Challandes, a flet shqip? 

Bernard Challandes: Mirdita do të thotë ‘good day’, nuk di më shumë, por do të jetë e nevojshme. Shumica e lojtarëve nuk luajnë në Kosovë, por vijnë nga jashtë.  Nga Gjermania, Skandinavia, Zvicra, Anglia dhe Italia. Anglishtja do të jetë gjuha kryesore. Nëse ka nevojë do ta marr një përkthyes.

Blick: Jemi 66 vjeç. Nuk e keni ndërmend të pensionoheni? 

Bernard Challandes: Jo, kam mjaftueshëm energji. Po ashtu puna si trajner i kombëtares nuk është njëjtë me të klubit. Kemi në shumë kohë, nuk është një punë ditore. Më pëlqen. Kam pasur edhe në të kaluarën eksperienca të tilla, si trajner i Zvicrës dhe Armenisë.

Blick: Kosova ka humbur shtatë nga tetë ndeshje në kualifikimet për Kupën e Botës 

Bernard Challandes: Po, por ishte në një grup të tmerrshëm me kombëtare si Kroacia, Islanda, Turqia dhe Ukraina. Shumë, shumë i vështirë. Mos të harrojmë se është një shtet që ka ekip kombëtar vetëm në dy vitet e fundit. Kosova është një fëmijë, që po mëson si të ecën. Por pasioni është prezent. Kjo është më e rëndësishmja.

Blick:  Në Kupën e Kombeve jeni në grup me Ishujt Faroe, Azerbajxhanin dhe Maltën. Çfarë prisni?

Bernard Challandes: Nuk është më i miri, por është i mirë për ne. Çdo ndeshje do të jetë eksperiencë më shumë.

Blick:  Cilat janë objektivat me Kosovën? 

Bernard Challandes: Ka shumë lojtarë të talentuar të lindur në vitin 2000 dhe 2001. Luajnë të Juventusi, Bayerni, AS Roma, por edhe në Zvicër. Duhet të përcjellën dhe të binden nga projekti që ne kemi.

Blick:  Dëshiron të vjedhësh lojtarë nga Zvicra?  

Bernard Challandes: Asnjë Kombëtare nuk vjedh lojtarë. Janë lojtarët që vendosin se ku duan të luajnë. Është e qartë që çdo lojtar zgjedh vendin që i konvenon më shumë në karrierë.  Nëse disa kanë vendosur të luajnë për Zvicrën, do ta bëjnë edhe në të ardhmen. Por ka munguar pavarësia e Kosovës. Nuk luajnë pa arsye lojtar si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për Zvicrën edhe pse kanë mundur ta zgjedhin Shqipërinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr

Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr

Ligat tjera
Trashëgimia e Ronaldos është në duar të sigurta: Cristiano Junior emocionoi botën me statistika të mahnitshme

Trashëgimia e Ronaldos është në duar të sigurta: Cristiano Junior emocionoi botën me statistika të mahnitshme

Ligat tjera

"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre

La Liga
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

La Liga
Zidane u tha të njëjtin mesazh me tetë fjalë lojtarëve të Real Madridit para çdo ndeshjeje të madhe

Zidane u tha të njëjtin mesazh me tetë fjalë lojtarëve të Real Madridit para çdo ndeshjeje të madhe

La Liga
Të gjitha ekipet që kaluan tutje dhe ato që do të luajnë në fazë e eliminimit në Ligën e Evropës

Të gjitha ekipet që kaluan tutje dhe ato që do të luajnë në fazë e eliminimit në Ligën e Evropës

Liga e Evropës
Kalo në kategori