LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në Maqedoni ka shënuar rënie

Papunësia në Maqedoni ka shënuar rënie

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, nga gjithsej 953.692 e popullsisë aktive, 754.206 ushin të puënsuar, kurse 208.486 nuk ishin të punësuar.

Norma e papunësisë ishte 21,9%, thonë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika (ESHS).

Norma e aktivitetit ishte 56,8%, kurse e punësimit 44,3%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur papunësia ishte 23,1%, tani papunësia është ulur, ndërsa norma e punësimit është rritur, nga 43,5% sa ishte në atë periudhë.


61,3% e popullsisë aktive, të aftë për punë ishin meshkuj, kurse 38,7% ishin femra, kurse nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 61% ishin meshkuj, e 39% femra.

Popullsia joaktive ishte 726.702, nga të cilët 256.511 meshkuj dhe 470.191 femra./Telegrafi/