Diabeti i tipit 2 shkaktohet kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë. Duke mos pasur mjaftueshëm insulinë, trupi ka vështirësi ta konvertojë sheqerin e gjakut në energji.
Pacientët me diabet janë pesëfish më të prirë të zhvillojnë probleme kardiovaskulare, e gjithashtu janë të rrezikuar nga humbja e shikimit dhe problemet me veshka, transmeton telegrafi.
Simptomat e diabetit përfshijnë urinimin e shpeshtë dhe ndjenjat e tepërta të lodhjes.
Por, ju mund ta zvogëloni rrezikun e sheqerit të lartë në gjak duke i shmangur disa ushqime të caktuara.
Sipas ekspertëve, disa ushqime ndikojnë negativisht në nivelet e sheqerit në gjak duke shkaktuar inflamacion.
Prandaj, hapi i parë është shmangia e këtyre ushqimeve.
Ëmbëlsirat dhe sheqernat tjerë të rafinuar e rrisin shumë shpejt sheqerin në gjak. Sheqeri i rafinuar futet shumë më shpejt në qarkullimin e gjakut sesa sheqernat tjerë, dhe ko mund të shpie në glukozë ekstreme të gjakut.
Gjithashtu edhe disa drithëra duhet të shmangen, sepse përmbajnë sasi të mëdha të karbohidrateve. Karbohidratet mund të shndërrohen në sheqer brenda pak minutave pasi i konsumoni.
Nutricionistët thonë se produktet e bulmetit duhet të eliminohen, e posaçërisht për njerëzit që vuajnë nga tipi 1 i diabetit.
Produktet e bulmetit mund të jenë fantastike për balancimin e sheqerit, por veç nëse ato vijnë nga dhitë, delet apo lopët A2.
Edhe vajrat e hidrogjenerizuar duhet të eliminohen, duke përfshirë vajin e perimeve.
Miliona njerëz në botë vuajnë nga diabeti, por rrezikun për ta zhvilluar këtë sëmundje mund ta zvogëloni vetëm duke i bërë disa ndryshime në stil të jetesës. Ushqimi i shëndetshëm, ushtrimet e rregullta fizike dhe kufizimi i sasisë së alkoolit e parandalojnë këtë sëmundje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian