Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka thënë se është shqetësues fakti që rrëshqitjet e dheut po ndodhin në rrugët e reja, të ndërtuara viteve të fundit.
Këto deklarata ai i bëri pasi inspektoi shembjet e rrugëve në segmentet Botushë-Koshare, Rakosh-Osojan në Kërrnicë dhe aksin rrugor Prishtinë-Pejë në Balincë.
Kadriu ka thënë se do të themelohet një komision që do të inspektojë dhe do të vlerësojë dëmet e shkaktuara nga rrëshqitjet e fundit të dheut si pasojë e reshjeve atmosferike. Ai po ashtu tha se ka kaluar koha e ndërtimit të rrugëve emergjente dhe se tashmë duhet të ndërtohen rrugë cilësore dhe të standardeve të larta.
“Sot jemi në inspektimin e rrugës Botushë-Koshare, 8.3 kilometra e gjatë, ku ka ndodhur një rrëshqitje e dheut në rrugë, investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe që ka patur një kosto prej 800 mijë eurosh së bashku me kostot shtesë. Këto rrëshqitje të dheut po na ndodhin në rrugë të reja të cilat janë ndërtuar në tri vitet e fundit. Ky është rasti i katërt, edhe tri të tjera do t’i vizitojmë gjatë ditës”, ka thënë Zëvendësministri.
Më tej ka thënë se qeverisja e kaluar nuk është marrë me standard tjetër të ndërtimit të rrugëve.
Kjo dukuri është shqetësuese për ministrinë dhe për ne që kemi marrë përgjegjësi karshi qytetarëve, për një standard të ri dhe më të mirë të rrugëve. Këto rrëshqitje po na ndodhin me reshje që nuk janë shumë të mëdha dhe në rrugë që janë lëshuar në qarkullim në vitin 2016 dhe kjo na bënë të kuptojmë që nuk ka pasur seriozitet në ndërtimin e këtyre rrugëve. Qeverisja e kaluar nuk është marrë me standard tjetër të ndërtimit të rrugëve. Ka kaluar koha e ndërtimit të rrugëve emergjente, sepse qytetarët e Kosovës duhet të kenë rrugë tjera dhe me standarde të larta. Tash duhet sanuar gjendja e rëndë dhe kërkon mjete shtesë që të përfundohet, mirëpo ne do t’i ndërmarrim masat dhe nga nesër do ta formojmë komisionin për të gjitha rrugët, ku ka pasur rrëshqitje të dheut në Republikën e Kosovës, i cili do ta konstatojë pse ka ardhur deri te kjo situatë, kur kemi rrëshqitje dherash në rrugë”, deklaroi Kadriu.
Zëvendësministri Kadriu, ka thënë se për rrugët që janë nën garancion të kompanive ndërtuese nuk do të ketë implikime buxhetore, ngase ato kompani janë të obliguara që t’i sanojnë dëmet e bëra./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?