LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore përkrah projektin e restaurimit të kanalit të Ibrit

Banka Botërore përkrah projektin e restaurimit të kanalit të Ibrit

Kanali i Ibër Lepenci është ndërtuar në vitet 1970-ta, infrastruktura e kanalit kryesor të ujit në Kosovë, Kanalit të Ibrit, është përkeqësuar me kalimin e viteve.

“Dëmtimet fizike dhe ndotja, si rezultat i rrëshqitjeve të dheut, baltës, rrjedhjeve nga fermat dhe rrugët përreth, mbeturinave dhe mbetjeve tjera të ngurta, kanë ndikuar në kapacitetin bartës të kanalit, si dhe në cilësinë e ujit.


Kanali i Ibrit furnizon ujin që përdoret për amvisëri, bujqësi, prodhim të energjisë, mihje, dhe industri. Kosova Qendrore, përfshirë kryeqytetin Prishtinën, varet pothuaj tërësisht nga ky kanal për plotësimin e nevojave të saj për ujë”, , thuhet në postimin e Bankës Botërore në Kosovë, transmeton RTKlive.

Banka Botërore po përkrah projektin e restaurimit të kanalit të Ibrit, të zbatuar nga kompania Ibër-Lepenci dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, që synon kthimin e kanalit në kapacitetin origjinal, ashtu që furnizimi më i besueshëm me ujë dhe cilësia më e mirë e ujit të sjellin përfitime për rreth 500,000 njerëz që jetojnë në pellgun e kanalit në Kosovën Qendrore dhe të përkrahin zhvillimin ekonomik të vendit. Investimi do të ndihmojë edhe në zvogëlimin e humbjeve të ujit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori