LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë pret zbatim efikas të strategjisë për gjyqësinë

Qeveria e Maqedonisë pret zbatim efikas të strategjisë për gjyqësinë

Anëtarët e Këshillit për ndjekje të zbatimit të strategjisë në gjyqësi 2017-2022, që e formoi Qeveria në seancën e sotme, janë praktikantë specifik në pjesë të ndryshme ku do të ketë reforma të mëdha në periudhën e ardhshme dhe nga ata presim zbatim efikas të strategjisë, vlerësoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

“Në koordinim me Qeverinë do të konfirmohen emrat e një përfaqësuesi në Këshillin e Gjykatës Supreme, gjykatat e apelit në Gostivar, Manastir, Shtip dhe Shkup, si dhe nga gjykatat themelore Shkupi 1 dhe 2. Procedura do të jetë maksimalisht transparente dhe publike”, deklaroi Boshnjakovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë trup, siç tha ai, nuk do të ketë anëtarë në gjyqësi të cilët ishin bartës të disa paraqitjeve negative.


“Ideja është që ky trup të përmbajë praktikantë në gjyqësi të cilët kanë përvojë çka dhe si është punuar dhe çka dhe si duhet të ndryshohet me Strategjinë për reforma në gjyqësi. Jo vetëm praktikantë, nga institucione, por shumë me kujdes është zgjedhur përbërja me qëllim që të mbahet edhe përfaqësimi territorial në të gjitha rajonet në Maqedoni. Intenca bazë është që këta anëtarë të jenë praktikantë të jashtëzakonshëm të cilët do të mund të dorëzojnë dhe të ndikojnë ndaj proceseve që vijojnë në drejtim të strategjisë që të implementohet në mënyrë adekuate”, tha Boshnjakovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori