LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Asgjë nuk është fshehur në rastin e sulmit ndaj polices

Spasovski: Asgjë nuk është fshehur në rastin e sulmit ndaj polices

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot deklaroi se asgjë nuk fshihet në rastin me sulmin e polices nga anëtari i BDI-së, Bekir Asani.

Duke folur para gazetarëve, ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë atë që ka pasur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është dorëzuar dokumentacion i plotë në Prokurorinë Publike, me gjithë informacionet që kanë të bëjnë me këtë rast. Gjitha informacionet që ka pasur MPB-ja janë dorëzuar në Prokurori”, tha Spasovski.


Përndryshe, para disa ditëve Bekir Asani i cili është anëtar i BDI-së, kishte sulmuar një zyrtare policore, pasi e njëjta kishte vendosur t’ia ngrejë makinën për shkak të keqparkimit./Telegrafi/