Nëse jeni seriozë për të ndërtuar muskuj, atëherë duhet të jeni seriozë edhe në kohën që do ta shpenzoni për ta bërë trupin tuaj më në formë, më të fortë dhe më të shpejtë.
Një nga temat më të shpeshta sa i përket ushtrimeve fizike është se sa shpesh duhet të stërvitemi për të ndërtuar muskuj të qëndrueshëm dhe të mëdhenj, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, është e rëndësishme ta njihni moshën tuaj të ushtrimeve. Një peshëngritës fillestar arritjet më të mëdha i ka gjatë muajve të parë të peshëngritjeje – trajneri i fitnesit Scott Laidler sugjeron se një peshëngritës fillestar mund t’i ndërtojë deri në 2 kilogramë muskuj brenda 30 ditëve. Njëkohësisht, një ese e publikuar nga Universiteti i Uashingtonit ka shpjeguar në detaje se si 3 deri 6 muajt e parë të stërvitjeve me formë strikte janë më efektivet.
Sidoqoftë, pas dy viteve ushtrime gjërat fillojnë të ndryshojnë. Kjo shpjegon se përse peshëngritësit me përvojë kanë probleme me rezultatet e tyre sa i përket ndërtimit të muskujve.
Një studim nga Universiteti McMaster shpjegon se peshëngritësit me përvojë, pra ata që ushtrojnë për më shumë se dy vjet, arrijnë t’i fitojnë vetëm 0.22 kilogramë masë të pastër muskulore brenda muajit, pasi që trupi veçse është adaptuar me rutinën e tyre të peshëngritjeje.
Por si duhet të duket orari juaj javor i stërvitjeve nëse ndërtimi i muskujve është qëllimi kryesor?
Epo, sipas hulumtimeve të publikuara në ‘Sports Medicine’¸shkencëtarët sugjerojnë se duhet ta ushtroni secilin grup të muskujve dy herë në javë për rezultat maksimal.
Pse kështu? Për shkak se pas stërvitjeve hapet një ‘dritare’ për rritjen e muskujve, e cila zgjatë përafërsisht 48 orë. Kur të përfundojnë ato 48 orë, muskuli më nuk rritet, përveç nëse e ushtroni prapë.
Thënë më thjesht, aq më shpesh që e vendosni muskulin në gjendje të tillë, aq më i madh do të bëhet.
Por fillimisht duhet ta lini muskulin të rikuperohet. Duke e ushtruar një pjesë të trupit që veçse është e lodhur nuk do të shpie në rritje të muskujve.
Pra, kur gjoksi juaj është duke u rikuperuar, ushtrojeni një pjesë tjetër të trupit ditën e nesërme.
Më idealja, thonë ekspertët, është ta ndani orarin tuaj javor në ditët ku e ushtroni vetëm pjesën e epërme të trupit (gjoks, biceps, etj), dhe në ditët e ku ushtroni vetëm pjesën e poshtme të trupit (këmbët). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Pse duhet të mbajmë folien plastike në frigorifer?
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'