Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos i ka rrëmbyer Bill Gates vendin e parë në klasifikimin e miliarderëve të globit në publikimin e sotëm nga revista “Forbes”.
Në sajë të rritjes së aksioneve të Amazon me 59% gjatë 12 muajve të fundit, Bezos praktikisht ka dyfishuar pasurinë e tij në 120 miliardë dollarë (97,4 miliardë euro), duke kaluar në këtë mënyrë themeluesin e Microsoft, Bill Gates me 90 miliardë dollarë (73 miliardë euro), njoftoi revista.
Pas biznesmenit, Warren Buffet, i cili ruajti vendin e tretë, u rendit francezi Bernard Arnault, CEO i grupit të luksit LVMH, i cili u ngjit në vendin e katërt mes më të pasurve të globit. Ai u rendit shtatë pozicione më lart në raport me klasifikimin e kaluar falë rritjes së euros, sipas një klasifikimi bazuar në vlerën e aksioneve dhe kursit të këmbimit.
Dy miliarderë kineze janë renditur në mesin e 20 më të pasurve të globit. Ma Huateng, drejtuesi i gjigantit të internetit Tencent, i cili mban fronin e personit më të pasur të Azisë, duke u renditur në vendin e 17 në rang botëror, dhe Jack Ma, themeluesi emblematik i gjigantit kinez të tregtisë on line Alibaba, i cili u ngjit në vendin e 20.
Në mesin e personave që kanë pësuar rënie në klasifikim këtë vit renditet presidenti Donald Trump, i cili ka rënë nga vendi i 554 në atë të 766 të miliarderëve botërorë, me një pasuri që vlerësohet tashmë me 3,1 miliardë dollarë (2,5 miliardë), ose 400 milionë më pak se një vit, që nga fillimi i mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
India me Golden Eagle!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare