LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon të rinjtë: Dekada e Re i takon rinisë

Veseli takon të rinjtë: Dekada e Re i takon rinisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mbledhur sot në Prishtinë të rinjtë e PDK-së si një pikënisje të procesit të brendshëm zgjedhor.

Në një tubim në “Sheshi 21” në Prishtinë, Veseli para të rinjve tha se rinia ka qenë prijëse e procese të mëdha në vend, e po ashtu ka qenë edhe shtylla kryesore e PDK-së në rrugëtimin e saj politik.

Kryetari i PDK-së tha se Kosova ka shënuar të arritura në këto 10 vjet shtet, por shtoi se të rinjtë e këtij vendi meritojnë shumë më shumë.


“S’kemi pse turpërohemi para askujt. Por, as të kënaqemi. Kemi ende shumë për të bërë. Rinia jonë duhet të mendojë dhe të angazhohet në vendin e vet. Të ketë punë dhe të krijojë familje në vendin e vet. Këtë ende nuk e kemi arritur, ashtu siç do të dëshironim. Kjo është ajo që duhet ta bëjmë në Dekadën e Dytë të Pavarësisë, në Dekadën e Re të lirisë sonë, në Dekadën e Besimit, Zhvillimit dhe Integrimit”, tha Veseli.

Duke përmendur Dekadën e Re, si moto të PDK-së, Veseli tha se ajo ngërthen në vetë shumë angazhime.

“Dekada e Dytë e Pavarësisë së Kosovës do të jetë dekada e të rinjve. Dekada e lidershipit të tyre në sfidat e zhvillimit ekonomik, fuqizimit të demokracisë dhe përshpejtimit të agjendës së integrimit euro-atlantik. Ky është koncepti dhe vizioni i ri i Partisë Demokratike për të rinjtë e Kosovës. Ne synojmë një qasje plotësisht të re në përfshirjen e të rinjve në politikë, duke ruajtur njëkohësisht traditën e mirë që kemi ndërtuar si parti në krijimin e hapësirës politike për angazhimin e të rinjve. Rinia do të jetë mekanizmi kryesor i ndryshimit të partisë dhe të vendit”, tha ai.

Ai iu ka bërë thirrje të rinjve që të angazhohen për një proces transparent, por shumë më shumë, për të afruar në vizionin e PDK-së të rinj anembanë Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës do të jetë forca juaj e veprimit; e mendimit të lirë, zhvillues dhe integrues të vendit tonë krenar. Partia Demokratike e Kosovës do të jetë hallka kryesore përmes të cilës të rinjve do t’u mundësohet të japin kontributin e tyre për shtetin, ekonominë, kulturën dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë.Prandaj, le të afrojmë në familjen tonë të madhe, në PDK, edhe më shumë të rinj e të reja të tjerë, anembanë Kosovës, të cilët duan ta japin kontributin e tyre të çmuar për vendin”, ka deklaruar Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Lajme
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Kalo në kategori