Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të manifestimit gjithëpopullor për shënimin e 20 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, u mbajt Akademi Përkujtimore, kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
Për të përkujtuar sakrificën, luftën e lavdishme dhe rënien e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të Familjes Jashari, në këtë akademi ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve, familjarë dhe bashkëluftëtarë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe qytetarë të tjerë.
Haradinaj, kujtoi luftën dhe heroizmin e komandantit Adem Jashari, duke theksuar se Familja Jashari janë sinonim i shqiptarëve.
“Në marsin e 1998-ës midis Evrope u shua një familje e tërë, por bota e lirë u zgjua dhe nuk lejoi të zhdukej një popull, i cili, nga historia evropiane dhe botërore kishte mësuar ndër breza të jetojë i lirë, në vend të vetin, me nder dhe dinjitet. Heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës, veçanërisht Jasharët, na kanë mësuar këtë leksion: Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt!.”, tha kryeministri Haradinaj.
“Ne lirinë tonë e përjetojmë dhe e ndjejmë në miqësi të përhershme me Amerikën, ne do t’ia dalim ta bëjmë një Kosovë çfarë e ëndërruan ata që u flijuan për të”, tha ai.
“Ne synojmë të jemi të barabartë me të gjithë, të anëtarësohemi në mekanizmat ndërkombëtarë, në OKB, në NATO, në Bashkimin Evropian, sepse jemi pjesë e pandashme e botës, sepse ishim dhe do të jemi gjithnjë pjesë e familjes së popujve të lirë dhe kjo falë të rënëve për liri, falë sakrificës së të gjithëve”.
“Sot edhe njëherë kthehemi aty ku e nisëm, në Prekazin legjendar, te familja legjendare e komandantin tonë legjendar Adem Jashari dhe u themi Lavdi e përjetshme”, tha Haradinaj.
Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari.
“Jemi sot në këtë Akademi Përkujtimore jo vetëm të Jasharëve, por të gjithë kombit shqiptarë, të gjithë atyre që ranë për liri”, tha ai, duke kujtuar të gjithë ata që ranë për lirinë e vendit.
Xhavit Jashari nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, tha se familja Jashari dhe të rënët tjerë për lirinë që ne sot gëzojmë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme.
“Ata të gjithë ishin luftëtarë të Adem Jasharit, komandantit legjendar. Në këtë akademi nuk dua të flas për asnjë çështje që lidhet me politika ditore. Dihet botërisht që lufta e Kosovës është historike. Askush nuk mund ta nëpërkëmbë luftën e një populli. Ardhmërinë e lirisë së një vendi nuk e bëjnë politikat ditore. A mund të mendohet lufta e UÇK-së pa komandantin e saj legjendar Adem Jashari? Nuk mund të mendohet dhe për këtë duhet të thuhet se në Prekaz kanë rënë 56 dëshmorë për liri”, ka thënë ai.
Për luftën e lavdishme të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, foli edhe historiani Marenglen Verli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë