LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e PSG-së tentojnë t’ia prishin gjumin lojtarëve të Realit: Shkaktojnë kaos para hotelit, polica ndërhyri dhe arrestoi dy prej tyre

Tifozët e PSG-së tentojnë t’ia prishin gjumin lojtarëve të Realit: Shkaktojnë kaos para hotelit, polica ndërhyri dhe arrestoi dy prej tyre

Që kur Real Madridi e fitoi ndeshjen e parë ndaj Paris Saint Germainit me rezultat 3-1 në Santiago Bernabeu, një nga temat më të përfolura në media është se a do të arriji klubi francez ta kthejë rezultatin në ndeshjen e dytë dhe kështu të kualifikohet në çerekfinale.

Që kjo të ndodh tifozët e PSG-së janë duke e bërë të pamundurën.


PSG-Real: Formacionet e mundshme, Zidane dyshime për Kroos e Modric
Lexo po ashtu PSG-Real: Formacionet e mundshme, Zidane dyshime për Kroos e Modric

Përveç deklaratave, koreografive në ndeshjet e fundit, ata në orët e para të së martës, rreth 01:30 kanë tentuar të zgjojnë lojtarët e Realit nga gjumi.

Një grup i tyre janë mbledhur para hotelit ku po qëndrojnë Los Blancos dhe me fishekzjarre kanë tentuar të bëjnë zhurmën e mjaftueshme që lojtarët të zgjohen.

Kjo është bërë për t’ia prishur rehatinë dhe që të jenë sa më të rraskapitur për ndeshjen e së martës mbrëma.

Cristiano Ronaldo pritet të jetë ylli edhe i ndeshjes së dytë, kurse Neymarit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të lutet për një sukses të mundshëm (Foto: Getty Images)

Pas kaosit që ata arritën ta bëjnë ka intervenuar policia lokale, që me sirenat e tyre të zhurmshme vetëm se i kanë bërë një tjetër favor tifozëve të PSG-së.

Dy tifozë janë arrestuar dhe janë dërguar në stacion për t’u marrë në pyetje.

Vlen të theksohet se në rrjet sociale tifozët e PSG-së tash e një kohë kanë filluar një slogan motivues: “Së bashku do t’ia dalim”, por a do t’ia dalin pa Neymarin, kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse fitorja e Atalantës ndaj Torinos do të thotë se Roma nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Pse fitorja e Atalantës ndaj Torinos do të thotë se Roma nuk do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Luis Enrique tregon hapur se kush do të jetë zëvendësuesi i Mbappes te PSG

Luis Enrique tregon hapur se kush do të jetë zëvendësuesi i Mbappes te PSG

Ligue 1
Konfirmohet ftesa e parë e Sylvinhos për Euro 2024, klubi i njohur jep njoftimin për sulmuesin

Konfirmohet ftesa e parë e Sylvinhos për Euro 2024, klubi i njohur jep njoftimin për sulmuesin

Kombëtarja e Shqipërisë
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
Edhe Tyson Fury suspendohet nga boksi pas duelit me Oleksandr Usyk

Edhe Tyson Fury suspendohet nga boksi pas duelit me Oleksandr Usyk

Boks
Dy ofertat që Arda Guler i ka refuzuar tashmë

Dy ofertat që Arda Guler i ka refuzuar tashmë

La Liga
Kalo në kategori