Fatmir Limaj e cilësoi odiseadë për familjet e Ramiz Hoxhës e Selman Binishit gjetjen e kryerësve të vrasjes së tyre.
Në gjykimin për krime lufte, Fatmir Limaj shprehu keqardhje për siç tha odiseadën e familjeve të Ramiz Hoxhës e Selman Binishit.
“Meqë është fjala përfundimtare, shprehi keqardhje për këtë odiseadë që kanë pasur këto dy familje në gjetjen e kryesve të veprës penale, motivet, natyrisht që në Kosovë ka me qindra mira viktima dhe që nuk dihet akoma për fatin e tyre”, tha Limaj.
“Për familjet e të dëmtuarve ka qenë një satisfaksion për faktin që të paktën është vërtetuar që tendenca për t’i njollosur ka qenë e pasuksesshme”, tha tutje Limaj.
Edhe avokati i tij Tahir Rrecaj, tha se Ramiz Hoxha e Selman Binishi nuk janë vrarë si tradhtarë.
Limaj më tutje deklaroi se edhe prokuroria e dinte se nuk ka prova kundër tij.
“Unë që nga fillimi kam qenë i bindur në pafajësi pasi nuk kishte prova por jam i bindur që edhe vetë prokuroria e ka ditur që nuk ka prova dhe gjatë këtyre shqyrtimeve gjyqësore nuk kanë arritur që të gjenden kryerësit e këtyre veprave dhe urdhërdhënësi”, tha Limaj.
Por prokurorja Drita Hajdari kërkoi sot që Limaj të dënohet, ngase, sipas saj, nuk ndërmori asgjë për të parandaluar vrasjet.
Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj se si pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.
Sipas Prokurorisë Speciale, Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, më 2 tetor 1998 janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.
Prokuroria në aktakuzë pretendon se Fatmir Limaj i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Moti për pesë ditët e ardhshme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet