LAJMI I FUNDIT:

Kanceri i prostatës: Problemet me ereksion, shenjë se sëmundja është përhapur

Kanceri i prostatës: Problemet me ereksion, shenjë se sëmundja është përhapur

Kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm te meshkujt që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe për shkak se zhvillohet ngadalë, mund të mos ketë shenja në fazat e hershme.

Por, përderisa shumica e tumorëve të prostatës rriten ngadalë, ndonjëherë mund të rriten shpejt dhe të shpërndahen edhe në pjesë tjera të trupit, duke shkaktuar lloje të ndryshme të simptomave, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve, janë disa simptoma të cilat duhet pasur parasysh sepse shërbejnë si indikatorë që sëmundja është shpërndarë edhe jashtë prostatës.


Kryesisht, simptomat e kancerit të prostatës janë:

– Problemet me urinim

– Nevoja për të urinuar urgjent

– Urinimi i shpeshtë

– Zgjimi natën për të urinuar

– Gjak në urinë

– Dhimbje gjatë urinimit

– Probleme me fillimin apo ndaljen e urinimit

Por, nëse kanceri është shpërndarë jashtë prostatës, simptomat tjera që mund të shfaqen janë:

– Problemet me ereksion

– Lodhje

– Humbja e peshës

– Dhimbje në eshtra dhe shpinë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori