LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë miraton Deklaratë për dëbimin e hebrenjve nga Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë miraton Deklaratë për dëbimin e hebrenjve nga Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë sot miratoi Deklaratë me rastin e 75 vjetorit nga dëbimi i hebrenjve nga Maqedonia në llogorin e vdekjes Treblinka.

Deklarta, ashtu siç sqaroi koordinatori i grupit parlamentar të SDSM-së, Tomislav Tuntev, miratohet në kujtim të 7.144 hebrenjve të cilët ishin dëbuar nga Maqedonia.

Në deklaratë u jepet respekt hebrenjëve nga Maqedonia dhe iu vlerësohet kontributi dhe rëndësia që e kanë në këtë shtet.


Gjatë miratimit, theksoi Tuntev, fillon karakteri multikultural dhe multifunksional i shoqërisë maqedonase, dhe duke pasur parasysh kontributin e pjesëtarëve hebrenjë në zhvillimin e përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë, si dhe faktin se ajo paraqet pjesë të rëndesishme nga historia dhe tradita, kurse nëpërmjet gjeneratës së re është pjesë e të tashmes dhe të ardhmes së shtetit.

Më 11 mars të këtij viti, thuhet në Deklaratë, po përfundojnë 75 vite nga dëbimi i 7.144 hebrenjve nga territori i sotëm i Republikës së Maqedonisë, ose 98% nga popullata e hebrenjve në atë periudhë, nga ana e nazistëve dhe bashkëpunëtoreve të tyre në llogoret e vdekjes, nga ku asnjë prej tyre nuk u kthye i gjallë.

Me Deklaratën, dënohet holokausti, por edhe mohimi dhe shtrembërimi i të njëjtit. Apelohet te të gjithë aktivistët dhe projektet të cilët janë me tema të lidhura me holokaustin, vëmendja të jetë tek gjeneratat e reja, dhe përfshirja sa më e madhe e të njëjtive, me qëllim që holokausti ose çfarëdo lloj gjenocidi tjetër kurrë më të mos përsëriten.

Deklarata do të dërgohet deri tek Kneseti i shtetit të Izraelit, OK, Këshilli i Europës, OSBE, Kuvendi i Europës, Aleanca Ndërkombëtare për përkujtimin e holokaustit, Kongresi Botëror i Hebrenjve, dhe organizata tjera ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori