Kina ka shtuar zërin e saj në shqetësimet e ngritura nga shumë vende lidhur me tarifat që Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të vendosë mbi importet e çelikut dhe aluminit më vonë këtë javë.
Duke folur në një konferencë shtypi para takimeve vjetore legjislative të Kinës, zëvendës ministri i Jashtëm, Zhang Yesui, siguroi se rritja e ekonomisë së dytë më të madhe në botë dhe një shtim i shpenzimeve ushtarake kineze nuk ishin shkak për alarm.
“Kina nuk do një luftë tregëtare me Shtetet e Bashkuara por nuk do të rrijë duarkryq në se dëmtohen interesat e saj”, tha ai.
Zhang, një diplomat i lartë kinez dhe ish-ambasador në Shtetet e Bashkuara, tha se është në interes të të dyja palëve që të perceptojnë synimet strategjike të njëri-tjetrit në mënyrë objektive dhe të saktë dhe të mbajnë marrëdhëniet kino-amerikane në rrugën e duhur.
“Marrëdhëniet tregëtare kino-amerikane bazohen në interesa të përbashkëta dhe në bashkëpunimin e favorshëm. Duke patur parasysh madhësinë e tregëtisë mes të dy vendeve, vitin e kaluar tregëtia mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara kaloi 580 miliardë dollarë kështu që është e natyrshme të ekzistojë një lloj fërkimi”, shtoi Zhang, shkruan VOA.
Zhang, i cili shërben edhe si zëdhënës i Kongresit Kombëtar, tha se rruga më e mirë për të përmirësuar tregëtinë është të happen edhe më shumë tregjet dhe të zgjerohet bashkëpunimi.
Megjithë garancitë, synimet strategjike të Kinës janë diçka që Uashingtoni dhe vende të tjera në rajon i vëzhgojnë nga afër.
Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi planet për rritjen e tarifave për importet e çelikut dhe të aluminit.
Kina është një vend i rëndësishëm që Uashingtoni synon të vërë në shënjestër me tarifat, por vendimi ka shkaktuar kundërshi edhe nga vende të tjera si Kanadaja dhe Evropa, të cilët po paralajmërojnë gjithashtu se do të marrin masa kundërvepruese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A