LAJMI I FUNDIT:

Ministri serb Rasim Ljaiq, kundër vendosjes së kundërmasave për Maqedoninë

Ministri serb Rasim Ljaiq, kundër vendosjes së kundërmasave për Maqedoninë

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljaiq lidhur me problemin rreth eksportit të miellit serb në Maqedoni, për RTS-në sot deklaroi se i kundërshtohet vendosjes së kundërmasave për Maqedoninë, duke thënë se kjo do të ishte më keq edhe për biznesmenët serb, edhe për ata nga Maqedonia.

“Eksporti nuk është i ndaluar, por me ato masa dhe barriera jashtdoganore, ai u vështirësua, ndërsa eksportuesit tanë me këtë bëhen jokonkurrentë në krahasim me të tjerët. Ne dëshirojmë kushte të barabarta, siç parashikojnë rregullat e Organizatës tregtare botërore dhe të CEFTA-s”, tha Ljaiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se po tenton ta zgjidh këtë problem me marrëveshje dhe kompromis.


“Dëshirojmë qarkullim tërësisht të lirë të mallrave edhe në njërin edhe në tjetrin drejtim. Jemi të gatshëm t’i largojmë barrierat. Parakusht për tërë këtë është tërheqja e kësaj rregullore”, deklaroi ministri serb i Tregtisë.

Ljaiq, duke i komentuar se si tërë kjo punë do të ndikojë mbi mullistës serb, tha se kjo e bën eksportin e tyre të papagueshëm dhe do të humbin në muaj rreth 200.000 euro, nëse kjo masë qëndron.

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në takimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Tensione në takimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Lajme

"Danger", deputeti Abazi me aksion në seancën e Kuvendit në shenjë revolte ndaj audio-inicizimit të Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

Lajme
Jakup Krasniqi arrin në Kosovë, shkon tek varri i vëllait të tij

Jakup Krasniqi arrin në Kosovë, shkon tek varri i vëllait të tij

Lajme
Debat i ashpër në Kuvend, Kusari - Lila i prenë shiritat që i vendosi deputeti Abazi

Debat i ashpër në Kuvend, Kusari - Lila i prenë shiritat që i vendosi deputeti Abazi

Lajme
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
​Kadrijaj i replikoi Kusari Lilës: Kam me të mbajt mend si “zemlakja” e Radoiçiqit

​Kadrijaj i replikoi Kusari Lilës: Kam me të mbajt mend si “zemlakja” e Radoiçiqit

Lajme
Kalo në kategori