LAJMI I FUNDIT:

Përkundër gafës dhe kaosit që shkaktuan në ‘Oscars 2017’, Beatty dhe Dunaway sërish do ta shpallin filmin më të mirë

Përkundër gafës dhe kaosit që shkaktuan në ‘Oscars 2017’, Beatty dhe Dunaway sërish do ta shpallin filmin më të mirë
(Foto: Getty Images)

Me gjithë gafën dhe kaosin që shkaktuan vitin e kaluar, Warren Beatty dhe Faye Dunaway do ta ndajnë përsëri çmimin për filmin më të mirë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

Në vitin e kaluar, dy aktorët hynë në histori të Academy Awards duke e shpallur fitues filmin e gabuar.

(Foto: Getty Images)

Kujtojmë se në edicionin e 89-të të evenimentit më të madh botëror të filmit, Beatty dhe Dunaway e shpallën fitues mjuziklin “La La Land”.


Të gjitha lajmet për ceremoninë OSCAR
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për ceremoninë OSCAR

Ndërsa pasi në skenë u ngjit ekipi i atij filmi dhe festoi fitoren, u kuptua se fitues i vërtetë ishte “Moonlight”.

Dyshja e aktorëve i kanë bërë provat e nevojshme në Dolby Theatre, në mënyrë që ta përmirësojnë gafën nga viti i kaluar.

Edhe pse nuk ishte faji e as përgjegjësia e tyre për atë gabim, ata u bënë sinonim i njërit prej momenteve më të pakëndshme në historinë e ‘Oscars’.

(Foto: YouTube/ABC)

Për gabimin, fajtorë janë Brian Cullinan dhe Martha Ruiz, partnerët nga kompania PricewaterhouseCoopers (PwC), të cilët kanë qenë të vetmit që kanë pasur qasje në zarfet me të gjithë emrat e fituesve.

Edicionin i sivjetmë, i 90-ti me radhë i Academy Awards, do të mbahet të dielën më 4 mars (në orët e para të të hënës me kohën tonë). /Telegrafi/