LAJMI I FUNDIT:

Arifi beson se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë shumë shpejt

Arifi beson se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë shumë shpejt

Raundi i ri i bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, do të zhvillohet shumë shpejt. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin shefi i ekipit negociator të palës kosovare, Avni Arifi.

Arifi thotë se një përgjigje decidive rreth datës së saktë të vazhdimit të këtyre bisedimeve mund ta jap zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.

“Besoj se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të vazhdojnë shumë shpejt, ndërsa një përgjigje më të saktë për këtë do ta merrni nga Maja Kocijançiç”, ka thënë Arifi.


Ndryshe, zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq. përmes një deklarate të dhënë para disa ditësh, kishte bërë të ditur se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, i mbajtur më 26 shkurt,  u zhvillua në frymë mjaft konstruktive.

Sipas saj,  palët janë dakorduar për rifillimin e bisedimeve gjatë muajit mars, ku do të diskutohen temat rreth zbatimit të Marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes, IBM-në, Asociacionin e Komunave Serbe, urën kryesore në Mitrovicë, si dhe energjinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori