LAJMI I FUNDIT:

Modric në gjyq për dëshmi të rreme, mund të dënohet me pesë vjet burg

Modric në gjyq për dëshmi të rreme, mund të dënohet me pesë vjet burg

Luka Modric, kapiteni i ekipit kombëtar kroat, është një ndër pandehurit në procedurën kundër Zdravko Mamicit dhe klanit të tij, për shkak të krimeve të rënda ekonomike dhe tërheqjes së parave nga klubi i qytetit, Dinamo Zagreb.

Pas hulumtimit, Zyra e Avokatit të Shtetit në Gjykatën Komunale të Osijekut ka ngritur kallëzim penal kundër Luka Modricit për dëshmi të rreme në gjyqin kundër Mamicit.

Sipas ligjit penal kroat, mesfushori i Real Madridit do të mund të dënohet me burgim për gjashtë muaj deri në pesë vjet.


Modric në qershor të vitit 2017, para gjykatës Osijekut, ka pranuar se ka marrë një shumë të hollave me rastin e transferimit në Tottenham Hotspur nga Dinamo Zagreb në vitin 2007, ndërsa një pjesë të tyre ia ka dhënë në dorë një familjarit të Mamicit.

Një vit më parë, Modric foli për të njëjtat detaje në gjyqin e USKOK-ut, dhe shumë prej tyre pohonte t’i ketë harruar.

Për këtë arsye, kundër tij është ngritur aktakuzë për dëshmi të rreme dhe mund të përfundojë në burg.

Kujtojmë se kroati kohët e fundit ka arritur një marrëveshje me prokurorinë spanjolle për t’iu shmangur burgut, sepse gruaja e tij Vanja, përmes një kompanie fiktive në Luksemburg, ka dëmtuar administratën tatimore spanjolle për të paktën 870,728 euro, duke mos e paguar tatimin në pagë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

Ndërkombëtare
Arsenali shkarkon të gjithë potencialin ndaj Manchester Cityt dhe i turpëron në ‘Emirates’

Arsenali shkarkon të gjithë potencialin ndaj Manchester Cityt dhe i turpëron në ‘Emirates’

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ndërkombëtare
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Mathys Tel vendos përfundimisht se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në Ligën Premier

Mathys Tel vendos përfundimisht se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në Ligën Premier

Bundesliga
Kalo në kategori